DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Franca

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion sportiv nga Franca të kryesuar nga ambasadorja për diplomaci sportive Laurence Fischer.

Në takim janë diskutuar mundësitë për bashkëpunim reciprok në funksion të anëtarësimit të Kosovës në Lëvizjen Paraolimpike Ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka kërkuar nga ambasadorja Fischer mbështetjeje për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke përmendur nevojën që sporti t`i kapërcejë barrierat politike.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur sukseset e sportistëve kosovarë në xhudo dhe ka shfaqur besimin se ata do të shkëlqejnë kudo ku ju jepet mundësia. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.