presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Šefik Džaferović

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq, në kuadër të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalia të Turqisë.

“Një bisedë miqësore dhe gjithëpërfshirëse me Šefik Džaferović, anëtar i Presidencës së Bosnjës. 

Theksova mbështetjen e Kosovës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës dhe përkushtimin tonë për të rritur bashkëpunimin për agjendën tonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Presidentja në Twitter.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.