presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, e cila po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.

“I shkëlqyeshëm takimi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Schmid. Përsërita se Kosova qëndron në hap me aleatët në këtë kohë sfiduese dhe e gatshme për të mbështetur qytetarët ukrainas në përpjekjet humanitare globale” ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.