presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi kandidatin e mandatuar për Kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, gjatë qëndrimit të saj në Antali, ku po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, është takuar me kandidatin e mandatuar për Kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Takim i mirë me kandidatin e mandatuar për Kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot në ADF 2022.

Biseduam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit Kosovë-Mal i Zi për të mirën e popujve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani në Twitter. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.