Fjalimi i Presidentes Osmani në Akademinë Përkujtimore për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

E nderuara familje Jashari,  Baci Rifat, dhe të gjithë ju të pranishëm, Shumë të dashur pasardhës të denjë të familjes Jashari,  I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca I nderuar kryeministër, z. Kurti Zëvendëskryeministra, ministra, anëtarë të kabinetit qeveritar,  Të nderuara Shoqata të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, Përfaqësues të institucioneve,  Të nderuar pjesëmarrës,   Sot janë bërë njëzet e katër vite nga rënia heroike e familjes Jashari, e cila e rrethuar tri ditë e tri net radhazi nga forca të panumërta të ushtrisë dhe policisë së atëhershme të Jugosllavisë, qëndroi stoikisht, e veproi heroikisht duke mbrojtur pragun e shtëpisë, pragun e Kosovës dhe idealin e lirisë. Njëzet e katër vite kujtesë e sakrificës së tyre të shenjtë, sakrificë, e cila duhet të kujtohet çdo ditë, sepse pa të nuk do të kishim as lirinë e as shtetin. Këtë kujtesë do ta përcjellim brez pas brezi, sepse këto rrëfime nuk duhet të mësohen vetëm në libra të historisë, ato duhet të rrëfehen në secilin rast, e në secilën shtëpi. Kjo, ngase në Kosovë u  dëshmua jo vetëm patriotizmi i familjeve, siç ishte familja Jashari, por edhe ligësia e hegjemonive në zemër të Evropës, prandaj duhet të jemi të përkushtuar që ligësitë e tilla t’i parandalojmë. Sot bëhen njëzet e katër vjet që kur vendi ynë njohu trimërinë dhe guximin e pamasë të kësaj familjeje në luftën e pabarabartë me agresorin. Përkulemi në këtë ditë para komandantit legjendar, Adem Jashari,  para gjithë familjes Jashari dhe para të gjithë heronjve tanë. Kujtojmë dhe nderojmë në këtë ditë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë për vendin tonë. Jehona e guximit dhe trimërisë së Jasharajve kaloi kufijtë e Kosovës, kufijtë e Ballkanit, kufijtë e Evropës e përtej oqeanit Atlantik duke zgjuar kështu ndërgjegjen e shteteve  e popujve liridashës, anë e mbanë botës, për një vend të vogël, siç ishte Kosova, por me zemër të madhe. Nuk do ta harrojmë asnjëherë detyrimin që e kemi ndaj atyre që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, e sakrifikuan gjithçka për të.  Epopeja e UÇK-së është pjesë e historisë sonë për ta riafirmuar angazhimin tonë për shërbim vetëmohues ndaj vendit. Duke vepruar kështu, ne jo vetëm që nderojmë kujtimin e atyre para nesh, por gjithashtu zotohemi se do të vazhdojmë trashëgiminë e përsosmërisë dhe atdhedashurisë që ata e treguan, duke punuar fort që fëmijëve tanë t’ua lëmë një vend shumë më të mirë!   Sot, si kurrë më parë në periudhën e paqes në Evropë, instrumente të reja shkatërrimtare dhe sisteme të reja luftarake por me ideologji e mendësi të vjetra, po e kërcënojnë paqen në rajon, e në gjithë Evropën duke e kërcënuar kështu edhe gjithë botën. Në këtë situatë është e domosdoshme që ne ta forcojmë ushtrinë tonë. Kjo ushtri e jona është garantuesi më i mirë i sigurisë dhe paqes sonë, dhe ne duhet të jemi krenar për të. Prandaj në kohë sikur këto kur paqja botërore është trazuar na duhet unitet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund t`i dalim përballë sfidave. Kosova është dhe do të jetë gjithnjë në krah të popujve liridashës e në krahun e demokracisë, mirëpo tendencat hegjemoniste Ruso-Serbe janë prezente edhe në rajonin tonë. Përpjekjet e tyre për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, e në veçanti Kosovën janë evidente. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare është më i domosdoshëm se kurrë për të krijuar mundësinë për paqe e stabilitet afatgjatë në rajon e më gjerë. Përkushtimi ynë i çdoditshëm është Kosova e orientuar kah vlerat euro-atlantike, Kosova me të cilën krenohen qytetarët tanë e me të cilën do të krenoheshin të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Komandanti legjendar Adem Jashari dhe e gjithë familja Jashari do të mbesin përherë fanar ndriçues në rrugën tonë dhe të brezave që do të vijnë pas nesh.    Zoti e bekoftë familjen Jashari! Zoti i bekoftë të gjithë të rënët për liri! I përhershëm qoftë kujtimi për ta! Faleminderit!

Fjalimi i Presidentes Osmani në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Shumë i nderuar baci Rifat, E nderuar familje Jashari, I nderuar kryetar i Kuvendit, z. Konjufca I nderuar kryeministër i Republikës, z. Kurti Anëtarë të kabinetit qeveritar, Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, Shumë të dashur deputetë, I nderuar kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kryetar Xhaferi, Ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, Të nderuar përfaqësues te FSK-se, Komandant i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, Të nderuara familje të dëshmorëve! Veteran të luftës, invalid të UÇK-së,  Të nderuar pjesëmarrës! Sot jemi mbledhur në këtë seancë të veçantë për ta përkujtuar sakrificën e familjes Jashari, peshën historike të ngjarjeve të 5, 6 e 7 marsit, të vitit 1998, si dhe ndikimin që sakrifica e kësaj familjeje, por edhe e gjithë atyre burrave e grave, të rejave e të rinjve që u sakrifikuan në altarin e lirisë, pati në historinë tonë më të re. Fatkeqësisht, sot, kur ne po e kujtojmë këtë histori, ajo sikur po përsëritet, vetëm se te një popull tjetër. Synime të ngjashme, metoda të ngjashme, ideologji e njëjtë. Dhe, viktima të njëjta, të pafajshme, gra, fëmijë e pleq, të cilët janë “të fajshëm” vetëm për aq sa i quajnë të tillë hegjemonitë. Në të këtillë situatë u gjend familja Jashari, këtu e 24 vjet më parë. Përballë një hegjemonie të tmerrshme të një regjimi vrastar, i cili nuk la mjet dhune pa e përdorur me qëllimin që t’i shfarosë shqiptarët. Por, sikurse dihet, nuk ka mjet dhune që e mposht bindjen e një populli për të jetuar i lirë. Adem Jashari e familja Jashari ishin të vetëdijshëm për këtë. Populli i Kosovës e dinte këtë. Prandaj, ngulmoi fort dhe doli fitimtar ndaj një ideologjie të një regjimi gjenocidal. Ky është mesazhi të cilin ne, përfaqësuesit e Republikës së lirë, të cilët e kanë përjetuar dhunën hegjemonike, duhet që edhe sot, në këto ditë të errëta të historisë moderne të Europës, t’ua dërgojmë të gjithë njerëzve e popujve liridashës. Ne sot na ka mbledhur këtu në këtë seancë pikërisht krenaria, krenaria për heroin tonë legjendar, për familjen Jashari, për heronjtë tanë, për qëndresën e popullit tonë. E, bashkë me të, pashmangshëm na mban të shtrënguar dhimbja për sakrificën sublime të një familjeje të tërë e të një kombi të tërë. Të nderuar deputetë! Ne sot, 24 vjet pas sulmit ndaj familjes Jashari e rënies së saj heroike, jemi mbledhur që të evokojmë kujtimet, ta ripërtërijmë kujtesën për heronjtë tanë. Për historinë e dhimbshme tonën, por edhe për krenarinë me të cilën jemi veshur. Sepse, ne kemi qëndruar. Kemi qëndruar, deri në fitoren përfundimtare. Pavarësisht që jemi përballur me padrejtësi të mëdha, njërën nga të cilat, atë historiken, e kemi vuajtur deri në kapërcyell të shekujve, atij të XX dhe XXI. Breza të tërë e përballuan këtë dhimbje. Prandaj, jetësimi i shtetit të pavarur, qoftë kur përmendej në ambiente familjare, qoftë kur bëhej maksimë e elitave, ishte synim i përhershëm. Ai u bë imediat, në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 kur Jugosllavia po shpërbëhej, bashkë me ideologjinë komuniste, mbi të cilën qe formuar e frymonte ende.  Në këtë kohë, Kosova u përball me një regjim të egër, i cili synonte shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë, prandaj e filloi rezistencën ndaj regjimit dhe artikulimin e kërkesave për liri e pavarësi. E krahas artikulimit politik të kërkesave legjitime, qysh më 1991 ajo nisi organizimin e mbrojtjes dhe Adem Jashari ishte ndër të parët, që shkoi në Shqipëri, për t'u trajnuar me vullnetarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kërcënimi i vazhdueshëm ishte shndërruar në përditshmëri për të e për Kosovën. Dhuna sistematike vetëm sa e kishte forcuar ndjenjën e refuzimit e të rezistencës, ngase tiranitë përgjatë gjithë historisë ia kanë rishkruar fatin vetvetes duke e rënduar peshën e dhunës. Ndaj familjes Jashari, sikurse edhe ndaj gjithë Kosovës rrethimi, torturat, vrasjet e burgosjet po bëheshin përditshmëri. Familjen Jashari e rrethuan më 30 dhjetor 1991 e më 22 janar 1998, por asnjëherë nuk u dorëzua. Madje, as në betejën vendimtare të 5, 6 e 7 marsit, kur forcat e shumta paramilitare e ushtarake e rrethuan lagjen e Jasharajve, në Prekaz. Familja me bashkëfshatarë e bashkëluftëtarë rezistuan për shumë orë, megjithëse shumë nga anëtarët e saj ranë nga predhat që e shembën çatinë e shtëpisë dhe muret e kullës. Në mesin e tyre edhe shumë fëmijë të moshës nën 16-vjecare, por dhe vetë Adem Jashari, për t’u shndërruar kështu në simbol të sakrificës njerëzore e në simbol të qëndresës, e duke vënë kështu themelet tona të forta për liri. Të nderuar qytetarë! Në kujtesën e kombeve ekzistojnë ngjarje të cilat vlerësohet se kanë sjellë kthesën e madhe në përpjekjen e tyre për liri. Ato janë gdhendur në kalendarin e përbashkët të tyre dhe ruhen si gurë i çmuar në kujtesën e secilit anëtar të kombit. Vepra heroike e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, e sakrifica sublime e gjithë familjes Jashari për liri, është ngjarja më e rëndësishme, e cila ka vënë themelet e shtetit dhe do të mbes gjithnjë në kujtesën e kombit shqiptar e do të ruhet aty përjetësisht. Heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari shënoi këtë kthesë të rëndësishme në historinë e re të Kosovës, por ndikoi edhe në njohjen e realitetit të trishtë në Kosovë, prandaj edhe në mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës. Pamjet e fëmijëve, të grave e të pleqve, të rënë në pragun e shtëpisë së tyre, duke mbrojtur pragun e gjithë Kosovës u shndërruan shpejt në thirrje për mbrojtjen e vlerave humane kudo në botë. Por, më shumë se kaq, ato e prekën në ndërgjegjen e botës së qytetëruar, e cila duhej ta mbronte një popull të shtypur, e duke e mbrojtur atë, t’i mbronte vlerat e qytetërimit të vet. Në Evropën e fundshekullit XX po ndodhte sulmi më i egër i një regjimi totalitar e gjoncidal mbi një familje e mbi një popull, e cila gjithë çfarë kërkonte e donte ishte liria e kombit të vet, jeta e lirë,

Fjalimi i Presidentes Osmani në ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Shumë e nderuar familje Jashari, I nderuar baci Rifat, I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Konjufca, I nderuar Kryeministër Kurti, I nderuar Ministër i Mbrojtjes, z. Mehaj, I nderuar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Jashari, I nderuar kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Xhaferi, Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, Të nderuar ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë, Të nderuar komandantë e oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Të nderuara familje të dëshmorëve e invalidëve të luftës, Shumë të nderuar pjesëmarrës, Marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. Në këtë ditë, fryma e lirisë që nisi në Prekaz në familjen Jashari u bart gjithandej nëpërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë, që është vetëm njëra prej disave të tilla, por do të mbesë në historinë tonë edhe për shekuj të tërë, Familja Jashari në Prekaz u ndodh nën rrethimin e forcave të regjimit gjenocidal serb. Rrethime të tilla kjo familje kishte përjetuar edhe më 30 dhjetor 1991, më 22 janar 1998 dhe së fundi edhe më 5, 6 e 7 mars 1998. Në të tri rrethimet, rezistenca e familjes Jashari në krye me bacën Shaban, Hamzën dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, nuk ishte përpjekje thjesht për mbrojtjen e pragut të shtëpisë së tyre. Ata, bashkë u vunë në mbrojtje të pragut të Kosovës,  shtëpisë sonë të përbashkët për të cilën u flijuan. Në tri ditët e Epopesë, ata u heroizuan dhe të tillë, pra si heronj të kombit do të mbeten për sa të jetë Kosova. Ata u vunë në mbrojtje të dinjitetit, të lirisë dhe të së drejtës për shtet, prandaj sot në këtë ditë, përulemi para veprës së tyre heroike. Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 98, rezistenca e familjes Jashari ishte thirrje për mobilizim të të gjithë popullit për t`i dhënë fund robërisë, për ta kthyer dinjitetin në vend dhe për ta dërguar mesazhin se liria nuk ka çmim. Duke refuzuar nënshtrimin, Komandanti Legjendar, Adem Jashari bashkë me shumë anëtarë të familjes e bashkëfshatarë ranë heroikisht, në mbrojtje të atdheut. Ky sakrifikim epik i familjes Jashari me bashkëfshatarë e bashkëluftëtarë u bë guri themeltar i lirisë dhe shtetit tonë. Kjo familje është portreti i lirisë sonë, e cila ishte e zorshme për t’u arritur, për të cilën u desh shumë mund, për të cilën ranë edhe 3 mijë dëshmorë të UÇK-së,  13 mijë civilë, u dhunuan afro 20 mijë gra e burra, dhe të zhdukur me dhunë janë ende mbi 1600 persona. Por, ende nuk ka drejtësi për asnjërin nga ta. Prandaj, duhet të vendoset drejtësia edhe për të pasur kuptim liria jonë, edhe për të nxjerrë mësime nga historia. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi, sepse këtë e kemi obligim për një të ardhme më të mirë. Të nderuar të pranishëm, Të dashur ushtarak, Rezistenca dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishin dhe janë idealet për ta mbrojtur lirinë dhe të drejtën për të jetuar në shtet sovran. Këtë e bëri familja Jashari nën guximin, jo vetëm të familjarit, por edhe të komandantit të ushtrisë sonë, legjendarit Adem Jashari. Faleminderit komandant! Faleminderit familje Jashari! Faleminderit Ushtrisë sonë çlirimtare, të cilët vulosën fatin tonë si popull dhe si shtet. Sot jemi këtu në këtë ditë përkujtimore, në kazermën që me krenari mbanë emrin e komandantit legjendar, prandaj si krenaria ashtu edhe përgjegjësia jonë janë bërë bashkë. Përveç frymëzimit që jep ky emër për secilin ushtar të Republikës së Kosovës, i ngarkon ata edhe me përgjegjësi për atdheun në kohën kur paqja po bëhet gjithnjë e më sfiduese. Sikurse dikur ne, bota sot është në përpjekje për mbrojtjen e lirisë si një e drejtë universale. Sot, mbi ushtarët tanë bie barra e sigurisë për popullin dhe për shtetin tonë. Unë besoj fuqishëm se ju jeni gardianët tanë dhe gardianët e çdo cepi të territorit të Kosovës. Lufta jonë çlirimtare bashkë me aleatët tanë e bëri lirinë tonë, e ju të nderuar ushtarë do ta mirëmbani lirinë tonë. Kërcënimet ndaj lirisë, tashmë janë realitet, të cilin ne akoma po e përjetojmë. Hegjemonia po shihet akoma në kontinentin tonë, pra në Evropë. Ne i njohim edhe sot vuajtjet e tyre dhe i njohim gjithnjë e më shumë ata që synojnë hegjemoninë. Kjo situatë e bën të domosdoshme nevojën për unitet dhe për vigjilencë, sepse siç nuk ka luftë të përhershme, nuk ka as paqe të përhershme! Ne nuk duhet të heqim dorë asnjëherë nga përpjekja jonë që shtetin ta mbajmë stabil, e t`i dalim zot kudo, e kurdo. Si komandante supreme e ushtrisë sonë, jam e bindur se ju të dhashur ushtar do ta bëni këtë dhe jeni të gatshëm për secilën situatë. Megjithëse ushtria jonë është në fazën e transformimit, ju tashmë keni dhënë prova të mjaftueshme se krahas partnerëve ndërkombëtarë mund të shërbeni në çdo mision, të jeni jo vetëm garantues te paqes në shtetin tonë, por edhe importues të saj, kudo ku e kërkon nevoja. Sot, sikurse asnjëherë më parë, ne duhet ta rrisim përkushtimin për ushtrinë tonë. Prandaj, themelimi i Fondit të Sigurisë nga ana e Qeverisë është dëshmi se ne duam ta forcojmë ushtrinë tonë në të gjitha mënyrat dhe me kontributin e gjithsecilit. Kjo është ushtria jonë e ndërtuar me shumë sakrifica, ndaj të gjithë ne duhet ta ndjejmë përkatësinë ndaj saj, jo vetëm nga shërbimet që i ofron ajo, por edhe duke e mbështetur konkretisht, sepse sa më shumë e mbështesim ushtrinë tonë, më të sigurt e kemi të ardhmen tonë. Prandaj, besoj fuqishëm se do ta arrijmë këtë me përkushtimin, kurajën dhe guximin e vajzave dhe djemve të Forcës, e cila po rritet çdo ditë e më shumë së bashku me kapacitet tona. Ushtria jonë në këtë proces po zhvillohet edhe më tej si forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s. Prandaj, e them sërish siç e kemi thënë në këto 14 vite, anëtarësimi në NATO

ROLI I LIDERËVE BOTËROR

I nderuar President Vella, Presidenti Meta, Presidenti Mesiq, Të nderuar organizatorë, z. AbdulAziz Saud Al-Babtain, Të nderuar pjesëmarrës të Forumit Botëror për Kulturën e Paqes, Zonja dhe zotërinj, Është kënaqësi të jesh këtu sot, në Valetën e bukur dhe ju falënderoj që keni zgjedhur paqen si një forcë bashkuese. Sepse paqja është me të vërtetë ajo që i bashkon njerëzit. Jam e nderuar që kam rastin të flas me ju sot këtu dhe të përfaqësoj popullin paqedashës të Republikës së Kosovës në këtë forum. Paqja, të nderuar pjesëmarrës, është diçka që njerëzit e mi e kanë shumë të dashur, sepse ne e dimë të kundërtën e saj. Ne e kuptojmë shkatërrimin absolut që vjen kur ka mungesë paqeje. Ne e kuptojmë dhe e vlerësojmë lirinë dhe demokracinë – por mbi të gjitha populli i Kosovës respekton vlerat njerëzore dhe të drejtat e njeriut. Të dashur miq, çdo person i vetëm në këtë planet jo vetëm që meriton, por ka të drejtë në paqe. Dhe unë besoj se ka shumë më tepër, si liderë botërorë, por edhe si individë që mund të bëjmë për të kontribuar për të përmes dëgjimit të njëri-tjetrit dhe përmes dialogut dhe ndërmjetësimit. Për të cituar ish-Zonjën e Parë, diplomaten dhe aktivisten, Eleanor Roosevelt: “Nuk mjafton të flasim për paqen. Njeriu duhet të besojë në të. Dhe nuk mjafton të besosh në të. Duhet punuar për të” Ne duhet të punojmë për të, sepse paqja dhe siguria janë një faktor thelbësor i jetës njerëzore. Një mjedis paqësor dhe i sigurt është kritik për çdo shoqëri, pasi ndikon në të gjitha aspektet e zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi. Me këtë në mendje, do të ishte e pakujdesshme nga unë të qëndroja sot këtu duke folur për paqen, kur ajo po cenohet në mënyrë kaq flagrante gjersa ne flasim. Kontinenti evropian është në gjendje të jashtëzakonshme. Ndërsa mblidhemi këtu sot për të diskutuar “lidershipin për paqe të drejtë”, populli i Ukrainës po përballet me agresion, terror dhe shkelje serioze të të drejtave të tyre njerëzore. Edhe një herë, pas gati 80 vjetësh nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe 23 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, Evropa është tronditur nga ajo që kemi premtuar se nuk do të ndodhë më. Por të dashur miq, ajo që po ndodh në Ukrainë thjesht nuk do të ndalojë së ndodhuri, as ajo që ndodhi në të kaluarën nuk do të ndalojë kurrë të përsëritet, për sa kohë që përdoret një gjuhë dhe një praktikë qetësimi ndaj diktatorëve. Në situata si këto, të heshtësh dhe të zgjedhësh të heshtësh, e bën njeriun bashkëpunëtor. Sepse, përballë padrejtësisë, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, ne duhet të ngremë zërin tonë kolektiv PËR njerëzimin, për drejtësinë dhe paqen.   Ndërsa Ukraina përballet me një luftë të paprovokuar, dhe ndërsa pjesa tjetër e botës e vështron atë teksa shpaloset para syve tanë, ne nuk mund të ndalemi por të pyesim veten se cili është në të vërtetë roli i liderëve botërorë? Ndërsa për shumë njerëz kjo mund të tingëllojë si një retorikë madhështore, përgjigja ndaj saj mund të përcaktojë fatin e shoqërive tona dhe fatin e historisë së ditëve tona. Gjatë këtyre orëve të errëta për kontinentin tonë, duhet të na kujtohet një e vërtetë thelbësore: Nëse paqja në Ukrainë nuk mbizotëron, paqja globale rrezikon gjithashtu dështimin. Dhe nëse liderët botërorë nuk arrijnë të bashkohen dhe t'i rezistojnë agresionit dhe oreksit hegjemonist të autokratëve të ditëve të sotme, demokracia  mund të dështojë më pas. Është e mrekullueshme të shohësh se në këto momente, bota demokratike është më e bashkuar se kurrë. Gjuha e qartë, gjuha e së vërtetës, dhembshuria dhe mbështetja për njëri-tjetrin, si dhe veprimet që përputhen me atë gjuhë, janë mjetet më të mira që kemi për të sfiduar forcat që qëndrojnë në anën tjetër. E vetmja mënyrë për të ruajtur paqen është përmes mirëkuptimit dhe komunikimit. Ndonëse ndonjëherë mund të duket sfiduese apo edhe e pamundur, është shansi ynë më i mirë për të lulëzuar. Shkëlqesi, Zonja dhe zotërinj, Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm që kemi bërë si vend dhe në të vërtetë si kontinent, sot të gjithëve na bëhet me dije se kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë janë të vazhdueshme dhe aktive. Dhe ndërsa jam e kënaqur të shikoj me krenari përparimin e Kosovës dhe mbetem jashtëzakonisht optimiste për të ardhmen tonë si një komb sovran dhe i pavarur. Sulmi flagrant ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia, me të drejtë ka tronditur botën. Na ka tronditur sepse tregon se beteja midis demokracisë dhe hegjemonisë që po luhet në Ukrainë, në fakt ka të bëjë shumë më tepër sesa vetëm me një vend dhe me një fqinj agresiv. Në fund të fundit dhe tërësisht bëhet fjalë për një përplasje vlerash. Një sulm aktiv ndaj vlerave që qëndrojnë të patundura në themelet e kontinentit tonë dhe të Unionit. Megjithatë, ajo që na mësojnë këto momente më të errëta është nevoja për të qëndruar së bashku dhe vlerën e humanizmit, paqes dhe lirive demokratike. Kur mënyra jonë e jetesës po kërcënohet në një mënyrë kaq të qëllimshme, ne duhet të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme. Në këto momente të vështira për njerëzimin, le të zotohemi të gjithë se do të jemi zëri i popullit të pafajshëm të Ukrainës, i cili po sulmohet nga një agresor që nuk njeh kufij për hegjemoninë e tij. Le të bashkojmë zërat tanë që kolektivisht të dëgjohemi kur themi se liria dhe demokracia do të triumfojnë sërish. Ata kanë mbizotëruar në Kosovë në vitin 1999 dhe do të mbizotërojnë në Ukrainë tani në 2022.  Dhe ndërsa ne bashkërisht luftojmë propagandën ruse, le të mos harrojmë se koordinimi dhe komunikimi, pa dyshim, janë shtyllë thelbësore për atë të ardhme më të ndritshme, më të begatë dhe paqësore. Zonja dhe zotërinj, Dua për një moment të them se ky është shansi ynë për t'u treguar fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm se një botë ku kultura bashkon njerëzit dhe kapërcen

This site is registered on wpml.org as a development site.