DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka mirëpritur votimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, me anë të së cilës është dënuar agresioni rus në Ukrainë.

“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të histories”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në vijim, gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë. Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina.   

Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë!

#WeStandWithUkraine 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.