DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Kroacisë Zoran Milanović

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar sot një bisedë me telefon me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Të dy presidentët kanë diskutuar nevojën për t`i vëzhguar me kujdes zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Milanović për mbështetjen e tij të vazhdueshme karshi rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës dhe së fundmi qëndrimin e tij rreth nevojës së Kosovës për t'u anëtarësuar të NATO.

Në këtë bisedë telefonike, të dy presidentët diskutuan edhe për gjendjen e sigurisë në rajon dhe u pajtuan ta vazhdojnë bashkëpunimin jo vetëm në këtë aspekt, por edhe çështje të tjera.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.