presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ngushëllon familjen Rugova për vdekjen e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z. Haki Rugova, ish-kryetar i komunës së Istogut  dhe nënkryetar i LDK-së në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribues në shumë procese politike në vend”, thuhet në telegramin e Presidentes Osmani.

Presidentja Osmani, ka thënë se z. Haki Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.

“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për z.Haki Rugova!”, përfundon telegram i Presidentes Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.