PRESIDENTI I KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU HAPI SOLEMNISHT FUSHATËN E KORRJE ? SHIRJEVE

Miradi / Fushë Kosovë, 28 qershor 2007 – Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha: ?Kjo është ditë e bukës për Kosovën, dhe është shumë me rëndësi që merr edhe këtë karakter të manifestimit, jo vetëm simbolikë, por edhe të mbështetjes institucionale.
Obračanje Predsednika Kosova Dr. Fatmir Sejdiu, Skuptini Republike Albanije
PRESIDENTI SEJDIU PRITI SHEFIN E UNMIK-ut, z. JOACHIM RUCKER

Prishtinë, 27 qershor 2007 – Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u takua me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Joachim Rucker. Në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës dhe veçanërisht për përgatitjet që po bëhen për fazën e tranzicionit. Presidenti Sejdiu dhe z. Rucker shprehën besimin e plotë në angazhimin e vazhdueshëm të bashkësisë ndërkombëtare në procesin për definimin e statusit politik të Kosovës, duke mbështetur Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, përkatësisht pavarësinë e Kosovës.Në këtë kuadër, u bisedua veçanërisht për angazhimin që ka të bëjë me nxjerrjen sa më të shpejtë të një Rezolute të përbashkët në Këshillin e Sigurimit. Po kështu, u vlerësua lartë kontributi i institucioneve, subjekteve politike dhe i qytetarëve të Kosovës në stabilitetin e përgjithshëm të vendit si kusht i rëndësishëm i dëshmimit të Kosovës në gatishmërinë e saj që t’i bashkëngjitet familjes së vendeve të lira dhe sovrane, me garancitë e saj për të ardhmen e përbashkët dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve të saj.
PRESIDENTI SEJDIU PRITI NJË GRUP DEPUTETËSH TË BUNDESTAGUT GJERMAN

Prishtinë, 26 qershor 2007 –
Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi një grup deputetësh të Bundestagut gjerman, të përbërë nga Andreas Weigel, Bernd Hofer, Paul Schafer, Winfried Nachtwei dhe Beate Hasenjager.
PRESIDENTI I KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU I DËRGOI TELEGRAM URIMI KRYEMINISTRIT TË RI TË BRITANISË SË MADHE, Z. GORDON BROWN.

Prishtinë, 29 qershor 2007- Shkëlqesia e Tij z. Gordon Brown Kryeministër i Britanisë së Madhe Londër, Britani e Madhe I nderuari z. Brown, Në emër të popullit të Kosovës, ju përgëzoj ngrohtësisht për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Britanisë së Madhe. Duke shërbyer në Qeveri gjatë tri mandateve të fundit rresht, jeni dëshmuar si politikan i jashtëzakonshëm në shërbim të vendit tuaj të madh. Keni marrë përgjegjësi të reja në krye të Qeverisë së Britanisë në një kohë me rëndësi vendimtare për venditn tuaj dhe Evropën.Njëra prej faqeve më të ndritura në punën e Qeverisë britanike është aksioni juaj, përkrah SHBA-ve dhe aleatëve tanë të përbashkët evropianë, në mbrojtje të Kosovës gjatë tragjedisë së fundviteve 1990, në orët e liga të agresionit e të barbarisë serbe, që shkaktuan mizori të papara kundër shqiptarëve të Kosovës. I nderuari z. Kryeministër, roli prijës i Qeverisë suaj gjatë aksionit për Kosovën në pranverën e vitit 1999 do të ruhet në kujtesën tonë kombëtare. Britania e Madhe ka luajtur po ashtu rol kyç në periudhën e lirisë, të rindërtimi fizik e shpirtëror të vendit tonë. Kosova ka nevojë të madhe për qartësi të statusit të vet. Në rrugën tonë të pavarësimit kemi nevojë për një shtytje të mbramë nga vendet që na kanë ndihmuar në dekadën e fundit. Ne besojmë se tani është koha për pavarësinë e Kosovës.Kemi besim të madh, z. Kryeministër, se ju do të vazhdoni të angazhoheni fuqishëm me aleatët e tjerë evropianë dhe amerikanë për zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës, duke iu përmbajtur plotësisht Pakos së Ahtisarit për Kosovën.Juaji përzemërsisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Kosovës
PRESIDENTI SEJDIU PRITI DREJTORIN PËR ËËSHTJE STRATEGJIKE TË FRANCËS, z. JEAN DE PONTON D?AMECOURT

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti drejtorin për Ã?Æ?Ã?â????ështje Strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës, z. Jean de Ponton d?Amecourt
PRESIDENTI SEJDIU PATI NJË BISEDË TELEFONIKE ME AMBASADORIN FRANK WISNER

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një bisedë telefonike me Ambasadorin Frank Wisner, të dërguarin e posaÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§ëm të SHBA-ve për statusin e Kosovës.
PRESIDENTI SEJDIU PRITI DEA XHEMAJLIN, FITUESIN E ËMIMIT “MIKROFONI I ARTË” NË ITALI.

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti Dea Xhemajlin, fituesen e çmimit ?Mikrofoni i Artë? në festivalin ndërkombëtar të mbajtur në San Felice, Itali. Dea, 13 vjeqare nga Prishtina, përfaqësoi Kosovën në konkurrencën për grupmoshat 13-22 vjeq dhe fitoi çmimin kryesor për këtë kategori më këngën “Paqe për të gjithë”.Kjo këngë, e cila u këndua nga Dea në gjuhën shqipe dhe atë italiane, u kompozua nga Donika Rudi me tekst të Burim Hoxhës.Presidenti falenderoi Deën që solli këtë çmim të rëndësishëm në Kosovë dhe i uroi asaj shumë suksese në të ardhmen.
PRESIDENTI SEJDIU MORI VENDIM PËR THEMELIMIN E ËMIMIT PRESIDENCIAL PËR STUDENTËT DHE NXËNSIT MË TË MIRË TË VITIT.

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, shpalli vendimin për themelimin e Ã?Æ?Ã?â????mimit Presidencial për Studentët dhe Nxënësit më të mirë të vitit, në akademinë e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Akademik Idriz Ajetit.
PRESIDENTI SEJDIU DEKOROI AKADEMIK IDRIZ AJETIN ME ËMIMIN PRESIDENCIAL PËR STUDIUES.

Prishtinë, 22 qershor 2007 – Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së tij, Akademik Idriz Ajeti u dekorua nga Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu