Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një bisedë telefonike me Ambasadorin Frank Wisner, të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për statusin e Kosovës.
Ambasadori Wisner ripohoi përkushtimin e SHBA-ve për mbështetjen e procesit të arritjes së pavarësisë së Kosovës duke u angazhuar edhe me aleatët në Bashkimin Evropian, në mënyrë që ky proces të jetë sa më i shpejtë.Presidenti Sejdiu edhe një herë shprehu besimin e plotë të tij dhe të institucioneve të Kosovës në angazhimin e jashtëzakonshëm dhe gjithëpërfshirës të SHBA-ve në procesin e pavarësimit të Kosovës.