PRESIDENTI SEJDIU UROI PRESIDENTIN BUSH

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram urimi Presidentit amerikan George W. Bush, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve. Në këtë telegram thuhet:

BBC: SEJDIU KUNDËR BISEDIMEVE SHTESË ME SERBINË

Unë nuk besoj të ketë diçka tjetër nga një përkushtim shumë i qartë dhe i theksuar i SHBA-së, që nuk është i kahmotshëm dhe së fundi kemi parë dhe dëgjuar për qëndrimin decidiv të presidentit Bush në vizitën e tij të fundit në Romë dhe Tiranë por edhe në Bullgari.

SEJDIU KUNDËR BISEDIMEVE SHTESË ME SERBINË.

BBC / 3 korrik 2007 -Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se rruga më e mirë për zgjidhjen e problemit të Kosovës është mbështetja në një Rezolutë të përbashkët në KS të OKB-së. Por ai ka shtuar se Kosova nuk mund të jetë peng e zvarritjeve të vazhdueshme që do të ishin kundërproduktive.Në një bisedë me BBC-në, presidenti Sejdiu ka theksuar se nëse nuk ka një Rezolutë të përbashkët në KS dhe nëse procesi mbetet peng atëherë Kosova do të konsultohet dhe bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë, për të gjetur një rrugë alternative të pavarësimit të saj.Sipas tij, në rast të moszgjidhjes së problemit përmes OKB-së, Kuvendi i Kosovës do të shpallte pavarësinë e saj dhe me këtë do të njihej nga vendet e tjera veç e veç.Zoti Sejdiu ka thënë se bisedime shtesë me Serbinë rreth statusit të Kosovës nuk do të ketë.Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me presidentin Sejdiu dhe fillimisht i kërkoi një koment mbi takimin e presidentëve Bush e Putin në SHBA…Zoti Sejdiu: Realisht është një pritje e përgjithshme e qytetarëve të Kosovës, të them edhe e udhëheqësve të institucioneve, që në këtë takim të ketë një përqëndrim të përforcuar rreth çështjes së Kosovës. Për ne është me rëndësi që kemi një zotim të deklaruar qartë të presidentit Bush dhe të administratës amerikane në mbështjetje të pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është thënë jo njëherë. Mund të them se presim në ditët në vijim, dhe në javët, megjithëse nuk do ta thosha një afat të caktuar, që të ketë një dinamikë të shtuar dhe një konkretizim në projektin e SHBA-së, për të sforcuar punën e tyre në nxjerrjen e një Rezolute mbështetëse për pavarësimin e Kosovës, do të thosha një Rezolutë në KS. Është e qartë se po kështu kemi parasysh këtë pjesë të shtrëngesave që Federata Ruse i ka paraqitur në proces dhe qëndrimet e deritashme të presidentit Putin. Mendoj se në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione rreth zhvillimeve që kanë ndodh në këtë takim me rëndësi, mes presidentit Bush dhe presidentit Putin. Ajo që mund të jetë një sinjal i rëndësishëm është një pjesë e axhendës në proces të zbatimit, në kuptimin e bisedimeve, për të gjetur një formulë më të mirë, që ka marrë sekretarja Rice me homologun e saj rus, në këtë periudhë, në ditët që pasojnë. Për ne është shumë me rëndësi se kemi shprehur urgjencën e intensifikimit, apo për intensifikimin e punëve në drejtim të definimit të statusit. Mendoj se ecja e deritashme ka qenë një ecje në koherencë të përbashkët, në orarin apo dinamikën me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo që është paraqitur para qytetarëve ka qenë pjesë e një realiteti të asaj që është zhvilluar në kuptimin e gjithë rrjedhës së bisedimeve të deritashme dhe të pritjeve reale. Gjithashtu mund të them se në këtë periudhë ka edhe shqetësime në radhët e qytetarëve se mos me këtë qasje zvarritëse do të zvarritet edhe procesi më gjatë. Ne edhe më parë kemi shprehur por edhe tani shprehim besimin e parezervë në përcaktimin e SHBA-së dhe të aleatëve të saj në BE, për të përmbyllur njëherë e mirë cështjen e Kosovës, pra çështjen e vetme të mbetur të pambyllur në Evropën Juglindore, natyrisht konform vullnetit politik të saj dhe për të hyrë në procese të tjera të nevojshme që ne i quajmë rrugë të integrimeve të Kosovës në BE dhe në NATO.BBC: Zoti president, Bush dhe Putin u takuan. Pala ruse ka kundërshtuar fuqishëm planin Ahtisaari dhe edhe pavarësinë e Kosovës. Besoni ju se mund të ketë dalë ndonjë gjë nga takimi i presidentëve që ta ketë zbutur qëndrimin rus?Zoti Sejdiu: Unë nuk besoj të ketë diçka tjetër nga një përkushtim shumë i qartë dhe i theksuar i SHBA-së, që nuk është i kahmotshëm dhe së fundi kemi parë dhe dëgjuar për qëndrimin decidiv të presidentit Bush në vizitën e tij të fundit në Romë dhe Tiranë por edhe në Bullgari. Unë do të thosha se ndoshta e gjithë përpjekja është që të kapërcehet, me një mbështetje të them të përbashkët, një tekst i cili realisht nuk do të dëmtonte vizion politik dhe as paketën e presidentit Ahtisaari dhe thelbin e tij, dhe ne e kemi thënë gjithmonë se është bërthama kryesore dhe është e panegociueshme si materie, për të ardhur poashtu në një mbështetje të përgjithshme në ecjen e mëtejme që do të hapte rrugën e Kosovës edhe në proceset e anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtar. Ne kemi thënë se rruga më e mirë është mbështetja në një Rezolutë të përbashkët në KS të OKB-së, por poashtu kemi thënë dhe e përsërisim se Kosova nuk mund të jetë peng i zvarritjeve të vazhdueshme që realisht pastaj do të ishin kundërproduktive. BBC: Pra ju po prisni miratimin e një Rezolute, sikur ajo p.sh. e para disa ditëve me të cilën parashihet një afat prej 120 ditësh të vazhdimit të bisedimeve?Zoti Sejdiu: Kjo është një përpjekje që është dhënë në variantin e presidentit francez Sarkozy. Ne e kemi konsideruar si një qasje e cila do të jepte garancitë e fillimit të njohjes automatike, apo hyrjen automatike në fuqi të paketës së presidentit Ahtisaari dhe që nënkupton se kjo paketë nuk hapet. E gjithë kjo pjesë tjetër do të quhej si një pjesë e konsultave të nevojshme për mënyrën që duhet të përfillet në kuptimin e realizimit të kësaj paketë. Kjo do të nënkuptonte, poashtu, një përpjekje të bashkësisë ndërkombëtare për të konceptuar paralelisht, edhe më mirë rolin e saj në Kosovë, në periudhën që ne e quajmë prani civile ndërkombëtare, sidomos që ka të bëjë me përqëndrimin e përgjegjësive në BE. BBC: Por nëse nuk ka një Rezolutë të KS dhe nëse nuk ka një marrëveshje mes presidentëve Bush e Putin, a ka atëherë një rrugë alternative të zgjidhjes së problemit të Kosovës?Zoti Sejdiu: Po mendoj se në atë variant do të qartësoheshin poashtu çështjet. Për ne është me rëndësi që të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrën më konstruktive të mundshme me të gjithë ata që e kanë

PRESIDENTI SEJDIU PRITI MINISTRIN E JASHTËM TË UKRAINËS.

Prishtinë, 3 korrik 2007 – Arsenly Yatsenyuk: Është e qartë për secilin se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës është sovraniteti i plotë. Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, z. Arsenly Yatsenyuk,tha sot pas takimit me Presidentin Sejdiu se “Ukraina është shumë e interesuar për një zgjidhje realiste të çështjes së Kosovës.“Ne e përkrahim planin e Ahtisaarit dhe është e qartë për secilin se zgjidhja  përfundimtare e statusit të Kosovës është sovraniteti i plotë. Por, për t’u arritur kjo, mënyra më e mirë është nëpërmes Këshillit të Sigurimit” theksoi ai.Takimin me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Presidenti Sejdiu e cilësoi si një takim jashtëzakonisht të mirë dhe  të rëndësishëm, si rast i parë i bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës.Presidenti e falënderoi atë për përkrahjen që Ukraina i jep zgjidhjes së statusit të Kosovës, pra pavarësisë së Kosovës, projektit  të presidentit Ahtisaari që është dokument ndërkombëtar, me një dëshirë të vazhdimit të hapjes së horizonteve të shumta të bashkëpunimit  ndërmjet dy vendeve, në të gjitha aspektet e mundshme.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, për procesin e statusit të Kosovës, Presidenti Sejdiu tha: “Besoj në përkushtimin e jashtëzakonshëm që kanë ShBA-të për zgjidhjen e statusit të Kosovës,dhe kërkesë jona është që kjo të shkojë sa më shpejt, një mbështetje nga ana e të gjithë antarëve të Këshillit të Sigurimit është rruga më e drejtprdrejtë dhe e preferuar”. Por, Presidenti Sejdiu gjithashtu  përsëriti faktin  se Kosova nuk mund të mbetet peng i  vazhdueshëm i proceseve shtërnguese, të  cilat në një formë apo formë tjetër bllokojnë procesin.

SEJDIU: KOSOVA E PAVARUR – FAKTOR I STABILITETIT NË RAJON

Prishtinë, 29 qershor 2007 -Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, bashkë me anëtarët e tjerë të Ekipit të Unitetit, u takua me z. Jaap de Hoop Scheffer, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s,dhe Komandantin e NATO-së për Evropë, admiralin amerikan Henry Ulrich. Temë  e bisedës ishte analiza e përbashkët e situatës së përgjithshme dhe ecjes së Kosovës në procesin e definimit të statusit politik.Pasi që e falënderoj z.Schefer për angazhimet e NATO-së dhe mbështetjes që ajo i ka dhënë Kosovës, Presidenti tha se “ NATO është pjesë e historisë, e së tashmes dhe besojmë fuqishëm edhe e së ardhmes sonë të përbashkët”Është një përkushtim për mbështetje të fuqishme që i jepet projektit të Presidentit Ahtisaari dhe insistojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt.Kosova si vend i pavarur do të bëhet një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal dhe partner i rëndësishëm i bashkëpunimit edhe me strukturat e NATO-së dhe lëvizjet e saj drejt integrimeve në strukturat veriatlantike.“Unë jam këtu të ripohoj përkushtimin e NATO-së/ KFOR-it për paqe dhe stabilitet në Kosovë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Sipas tij, ai është pajtuar me Ekipin e Unitetit se me rëndësi thelbësore për procesin është që të mos ketë shtyrje të panevojshme të zgjidhjes së vërtetë për statusin e Kosovës.

Fjala e Presidentit të Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu në prezantimin publik të Strategjisë për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017.

Prishtinë, 29 qershor 2007 –

I nderuari kryeministër Ã?Æ?Ã?â????eku,
I nderuari ministër Veliu,
Të nderuar përfaqësues të Presidencës Gjermane të BE
Të nderuar përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë
Ekspertë vendorë, pjesëmarrës dhe mysafirë të nderuar,

Më lejoni t?u përshëndes dhe t?u përgëzoj për këtë punë, sa voluminoze aq edhe përmbajtësore dhe me peshë të veÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§antë për arsimin e Kosovës, të cilën po e kurorëzoni sot falë partneritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe ekspertëve vendorë dhe të jashtëm.

This site is registered on wpml.org as a development site.