DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU PRITI MINISTRIN E JASHTËM TË UKRAINËS.

Prishtinë, 3 korrik 2007 – Arsenly Yatsenyuk: Është e qartë për secilin se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës është sovraniteti i plotë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, z. Arsenly Yatsenyuk,tha sot pas takimit me Presidentin Sejdiu se “Ukraina është shumë e interesuar për një zgjidhje realiste të çështjes së Kosovës.“Ne e përkrahim planin e Ahtisaarit dhe është e qartë për secilin se zgjidhja  përfundimtare e statusit të Kosovës është sovraniteti i plotë. Por, për t’u arritur kjo, mënyra më e mirë është nëpërmes Këshillit të Sigurimit” theksoi ai.Takimin me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Presidenti Sejdiu e cilësoi si një takim jashtëzakonisht të mirë dhe  të rëndësishëm, si rast i parë i bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës.Presidenti e falënderoi atë për përkrahjen që Ukraina i jep zgjidhjes së statusit të Kosovës, pra pavarësisë së Kosovës, projektit  të presidentit Ahtisaari që është dokument ndërkombëtar, me një dëshirë të vazhdimit të hapjes së horizonteve të shumta të bashkëpunimit  ndërmjet dy vendeve, në të gjitha aspektet e mundshme.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, për procesin e statusit të Kosovës, Presidenti Sejdiu tha: “Besoj në përkushtimin e jashtëzakonshëm që kanë ShBA-të për zgjidhjen e statusit të Kosovës,dhe kërkesë jona është që kjo të shkojë sa më shpejt, një mbështetje nga ana e të gjithë antarëve të Këshillit të Sigurimit është rruga më e drejtprdrejtë dhe e preferuar”. Por, Presidenti Sejdiu gjithashtu  përsëriti faktin  se Kosova nuk mund të mbetet peng i  vazhdueshëm i proceseve shtërnguese, të  cilat në një formë apo formë tjetër bllokojnë procesin.

This site is registered on wpml.org as a development site.