presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti shefen e Zyrës së Zvicrës në Prishtinë, Yvana Enzler

Prishtinë, 4 korrik 2007 – Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti në një takim lamtumirës shefen e Zyrës së Zvicrës në Prishtinë, znj. Yvana Enzler.

Presidenti Sejdiu e falënderoi znj. Enzler për gjithë përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme për Kosovën, si dhe shprehu mirënjohjen e tij dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës në procesin e pavarësimit të vendit tonë. Znj. Enzler e njoftoi Presidentin se do të vazhdojë me një mandat të ri si ambasadore e Zvicrës në Shqipëri. Ajo gjithashtu e falënderoi Presidentin Sejdiu për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e institucioneve të Kosovës, si dhe konfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe reformat demokratike në vend. “Zvicra do të jetë e pranishme në Kosovë nëpërmjet pranisë së ardhshme civile ndërkombëtare dhe trupave të NATO-s”, tha znj. Enzler.  

This site is registered on wpml.org as a development site.