DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

SEJDIU: KOSOVA E PAVARUR – FAKTOR I STABILITETIT NË RAJON

Prishtinë, 29 qershor 2007 -Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, bashkë me anëtarët e tjerë të Ekipit të Unitetit, u takua me z. Jaap de Hoop Scheffer, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s,dhe Komandantin e NATO-së për Evropë, admiralin amerikan Henry Ulrich.

Temë  e bisedës ishte analiza e përbashkët e situatës së përgjithshme dhe ecjes së Kosovës në procesin e definimit të statusit politik.Pasi që e falënderoj z.Schefer për angazhimet e NATO-së dhe mbështetjes që ajo i ka dhënë Kosovës, Presidenti tha se “ NATO është pjesë e historisë, e së tashmes dhe besojmë fuqishëm edhe e së ardhmes sonë të përbashkët”Është një përkushtim për mbështetje të fuqishme që i jepet projektit të Presidentit Ahtisaari dhe insistojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt.Kosova si vend i pavarur do të bëhet një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal dhe partner i rëndësishëm i bashkëpunimit edhe me strukturat e NATO-së dhe lëvizjet e saj drejt integrimeve në strukturat veriatlantike.“Unë jam këtu të ripohoj përkushtimin e NATO-së/ KFOR-it për paqe dhe stabilitet në Kosovë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Sipas tij, ai është pajtuar me Ekipin e Unitetit se me rëndësi thelbësore për procesin është që të mos ketë shtyrje të panevojshme të zgjidhjes së vërtetë për statusin e Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.