DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI I KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU HAPI SOLEMNISHT FUSHATËN E KORRJE ? SHIRJEVE

Miradi / Fushë Kosovë, 28 qershor 2007 – Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha: ?Kjo është ditë e bukës për Kosovën, dhe është shumë me rëndësi që merr edhe këtë karakter të manifestimit, jo vetëm simbolikë, por edhe të mbështetjes institucionale.

“Toka e Kosovës ka dhënë gjithmonë bukë dhe ka mundësi që të japë edhe më tepër, por ne duhet të kemi programe dhe projekte të reja më të mëdha investuese, në teknologji të re përpunuese. Me Pavarësimin e Kosovës dhe me ndihmën e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, do të ecim me programe të reja të zhvillimit, të ekonomisë dhe agro-ekonomisë, në të cilat duhet të investohet për të pasur bukën tonë, në plotëni jo vetëm 60 %, por të plotë.Besoj se toka e Kosovës ka kapacitete që të sigurojë prodhime për banorët që ka, mbase edhe për më tepër, jo vetëm për drithërat e bardha, por edhe për kulturat tjera siç janë perimet, pemët e tjera.“Punimi i tokës është pjesë e kulturës sonë dhe e qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës”, tha në fund Presidenti i Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu.I pyetur nga gazetarët për çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës, Presidenti Sejdiu ripohoi qëndrimin e njohur të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj çështjeje.“Ne kemi mbështetur pakon e Presidentit Ahtisari për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës, e cila për ne është dokument i mbyllur”, tha Presidenti Sejdiu, duke ritheksuar faktin se ky propozim gëzon mbështetje të fuqishme të vendeve që e kanë ndihmuar dhe do të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën, në rend të parë të ShBA-ve dhe të BE-së.  

This site is registered on wpml.org as a development site.