presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU MORI VENDIM PËR THEMELIMIN E ËMIMIT PRESIDENCIAL PËR STUDENTËT DHE NXËNSIT MË TË MIRË TË VITIT

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, shpalli vendimin për themelimin e Ëmimit Presidencial për Studentët dhe Nxënësit më të mirë të vitit, në akademinë e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Akademik Idriz Ajetit.

Ky çmim presidencial ndahet për tre studentët më të mirë të vitit në nivel universitar, tre nxënësit më të mirë të vitit në nivel të shkollave të mesme dhe tre nxënësit më të mirë të vitit në nivel të shkollave fillore. Me këtë çmim nderohen studentët dhe nxënësit më të dalluar të Kosovës që kanë treguar talent, aftësi dhe rezultate  të jashtëzakonshme në fushën e tyre të studimit dhe arsimimit.Çmimi Presidencial për Studentët dhe Nxënësit më të mirë të vitit do të ndahet çdo vit në fillim të muajit tetor, në përputhje me procedurat e parapara me Rregulloren mbi Dekoratat, Urdhrat, Titujt e Nderit dhe Çmimet që i jep Presidenti i Kosovës.  

This site is registered on wpml.org as a development site.