Prishtinë, 22 qershor 2007 – Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së tij, Akademik Idriz Ajeti u dekorua nga Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu
Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së tij, Akademik Idriz Ajeti u dekorua nga Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me Çmimin Presidencial për Studiues, për rezultate të larta në fushën e studimeve të shkencave humane, veçmas për veprën e tij të madhe në studimet albanistike. Presidenti ia dorëzoi Akademik Ajetit diplomën e çmimit në një ceremoni që u mbajt sot në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Idriz Ajeti mbajti një fjalë falenderimi me këtë rast.