DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

PRESIDENTI SEJDIU KËRKOI QË NË VENDIMIN e KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË JETË E CAKTUAR QARTË DATA E PAVARËSIMIT TË KOSOVËS

Prishtinë, 21 qershor 2007 –

Presidenti i Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti të dërguarin e posaçëm të BE-së, për statusin e Kosovës, z.Stephan Lehne.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit, për debatet në samitin e vendeve të G8-së, takimin e drejtorëve politikë të vendeve të Grupi të Kontaktit në Paris, për takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, si dhe  përpjekjet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të gjetur zgjidhjen për statusin politik të Kosovës në bazë të rekomandimeve të Presidentit Ahtisari.Presidenti i Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, tha me këtë rast se Ekipi i Unitetit angazhohet që  rezoluta e  përbashkët e mbështetur nga anëtarët e KS, të jetë zgjidhja për Kosovën , pra për pavarësinë e Kosovës, por nëse kjo do të pengohej edhe më tej, ai kërkoi që të bëhet edhe zgjidhja alternative që duhet të jetë  mbështetëse e  procesit tonë, sepse Kosova nuk duhet të mbetet  peng i qasjeve që duan të mbyllin perspektivën e saj.Ndërsa, z.Lehne tha se:Bashkimi Evropian është i vendosur që zgjidhja e statusit të Kosovës të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit, ndërsa kërkon që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe me mbështetjen e planit të Ahtisarit.“Ka disa pengesa që duhet të largohen dhe unë e kam siguruar Presidentin Sejdiu se vendet anëtare të BE së dhe vendet anëtare në Këshillin e Sigurimit janë të përkushtuara për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës”, ka theksuar Lehne.Sipas tij, vendimi i përcaktimit të statusit të Kosovës është historik, andaj për këtë nevojitet legjitimitet. “Vendimi i përcaktimit të statusit të Kosovës është i një rëndësie të madhe historike, por këto vendime kërkojnë kohë, bazë dhe legjitimitet të nevojshëm dhe e gjithë kjo mund të bëhet vetëm përmes rezolutës së Këshillit të Sigurimit”.“Unë mendoj se keni çdo arsye për të pasur besim në të ardhmen dhe të vazhdoni të punoni ngushtë me BE në drejt arritjes së këtij synimi. Ajo që është duke ndodhur në KS, është përpjekje e fortë e sponsoruesve të rezolutës për të arritur një bazë të domosdoshme për marrjen e vendimit”, ka thënë në fund i dërguari i posaçëm e BE-së,z. Stephan Lehne.“Kosova do të vazhdojë të  ketë bashkëpunim intensiv me të gjitha vendet që e mbështesin fuqishëm të ardhmen e të gjithë qytetarëve të saj, pra pavarësinë  e saj.Ne do të vazhdojmë  ndërtimin e mekanizmave të dëshmimit tonë, të ecjes si shtet i pavarur, përgatitjes se tranzicionit siç janë , kushtetuta, simbolet, përgatitja e zgjedhjeve të reja dhe ligji zgjedhor, si dhe obligime të tjera nga  kuadri i pakos së Presidentit Ahtisari , për të cilin konsiderojmë se është dokument ndërkombëtar i panegociueshëm”, theksoi ndër të tjera Presidenti Sejdiu..  

This site is registered on wpml.org as a development site.