Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, Delphine Borione

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Francës në vendin tonë, Delphine Borione, e cila këto ditë përmbyll misionin në Republikën e Kosovës.
Presidenti Sejdiu priti shefin e Zyrës së Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters.
Fotolajm

Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot, e enjte, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dha betimin gjyqtarja bullgare, znj. Judge Botusharova. Betimi i saj shënon edhe kompletimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni rasti ishin edhe Shefi i ICO-së, Piter Feith, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dr. Enver Hasani si dhe disa gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Kosova, prioritet i Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi me z.Andres Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ka shtruar idenë e pjesëmarrjes së kosovarëve në operacionet e ndryshme të NATO-s.
Sejdiu, Topi e Ivanov takohen në Ohër, diskutojnë për bashkëpunimin rajonal

Ohër, 12 korrik. – Bashkëpunimi rajonal, angazhimi i përhershëm drejt integrimeve euro-atlantike të vendeve të rajonit, vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë kanë qenë disa prej temave që kanë dominuar takimin e përbashkët të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr.Bamir Topi dhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë, dr.Gjorgji Ivanov, sot në Ohër, ku Presidenti Sejdiu po qëndron në vizitë dyditore.
Presidenti Sejdiu vizitoi Korporatën Elektro – energjetike të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka vizituar sot Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK), ku është njoftuar me punën që bëhet në këtë kompani, projektet dhe vështirësitë me të cilët përballen drejtuesit dhe punëtorët e saj.
Presidenti Ivanov shtroi darkë për Presidentin Sejdiu

Ohër, 11 korrik. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgje Ivanov, për të marrë pjesë në manifestimin “Vera e Ohrit”.
Presidenti Sejdiu shtroi darkë për drejtuesit e KFOR-it dhe të FSK-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu shtroi sonte darkë për drejtuesit e KFOR-it dhe të FSK-së. Të pranishëm ishin ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota, zv.ministri Behxhet Brajshori, komandanti i KFOR-it, gjenerali Giuseppe Emilio Gay, komandanti i FSK-së, gjenerallejnant Sylejman Selimi, si dhe drejtues të tjerë të lartë të KFOR-it dhe të FSK-së.
Republika e Turqisë ripohon mbështetjen e plotë për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ministrin turk të Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Faruk Çelik, nga i cili mori rikonfirmimin për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të Republikës së Turqisë për vendin tonë.
Presidenti Sejdiu priti drejtorin e kompanisë Air Berlin

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti z. Joachim Hunold, drejtor i kompanisë “Air Berlin”, e cila do të shtrijë veprimtarinë e saj edhe në vendin tonë.