Presidenti Sejdiu: Çdo veprim që bie ndesh me ligjin, është tërësisht i papranueshëm

“Mendoj se Beogradi duhet të ketë një rol tjetër, jo si deri më tash. E ardhmja jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në komunikime ndërshtetërorë në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një konference që pati sot me gazetarë. Në vazhdim e keni të plotë transkriptin e kësaj konference:

Për Kosovën vendosin institucionet e Prishtinës 

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë theksuar sot se institucionet legjitime të Republikës së Kosovës janë ato që marrin vendime për Prishtinën.

Presidentit Sejdiu dekretoi katër ambasadorë të rinj

Pas marrjes së pëlqimit nga vendet përkatëse, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot tre ambasadorë të rinj të vendit tonë. Këta janë: Avni Spahiu, Uashington (SHBA), Bekim Sejdiu, Ankara (Turqi), Gazmend Pula, Tiranë (Shqipëri) dhe Anton Berisha, Lubjanë (Slloveni). Dje Presidenti Sejdiu e dekretoi ambasador të Kosovës në Berlin (Gjermani) z. Vilson Mirditën.

Presidenti Sejdiu mori pjesë në manifestimin në 10-vjetorin e USAID-it në Kosovë 

“Nuk ka pothuaj institucion në Republikës e Kosovës që nuk ka përfituar nga kontributi i USAID-it, duke përfshirë këtu edhe zyrën time. Projektet e larmishme të USAID-it, kanë prekur të gjitha sferat e jetës në Kosovë. USAID-i ka bërë drejtpërdrejtë tek ne atë që promovon Qeveria Amerikane anembanë botës, ka mbështetur ndërtimin e institucioneve demokratike dhe themelimin e një shoqërie inkuadruese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, duke folur në manifestimin e kremtimit të 10 vjetorit të veprimtarisë së USAID-it në Kosovë. 

FOTOLAJM

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka shtruar sot një drekë për gazetarët. Në vazhdën e bashkëpunimit me përfaqësuesit e medieve, Presidenti Sejdiu ka biseduar me gazetarët për sfidat që shtrohen para tyre në punën e informimit të opinionit publik. 

This site is registered on wpml.org as a development site.