presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mori pjesë në manifestimin në 10-vjetorin e USAID-it në Kosovë 

“Nuk ka pothuaj institucion në Republikës e Kosovës që nuk ka përfituar nga kontributi i USAID-it, duke përfshirë këtu edhe zyrën time. Projektet e larmishme të USAID-it, kanë prekur të gjitha sferat e jetës në Kosovë. USAID-i ka bërë drejtpërdrejtë tek ne atë që promovon Qeveria Amerikane anembanë botës, ka mbështetur ndërtimin e institucioneve demokratike dhe themelimin e një shoqërie inkuadruese për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Fatmir Sejdiu, duke folur në manifestimin e kremtimit të 10 vjetorit të veprimtarisë së USAID-it në Kosovë. 

Duke falënderuar USAID-in për ndihmën e madhe dhënë Republikës së Kosovës, Presidenti  theksoi se përvoja e bashkëpunimit në këto dhjetë vjetët e fundit ka treguar partneritetin e sinqertë të institucioneve të Republikës së Kosovës me Qeverinë e mikut tonë të përhershëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Sejdiu falënderoi USAID-in, për angazhimin e vazhdueshëm për ndërtimin e demokracisë dhe lirisë njerëzore, si dhe për kontributin në ngritjen e potencialeve qeverisëse demokratike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.
Me amerikanët kemi një fjalë të urtë të përbashkët “Miku i mirë njihet në kohë të vështira”, prandaj edhe kjo është dëshmuar në dhjetë vjetët e fundit dhe ato të mëhershme, sepse në këto kohë sfiduese gjithmonë kemi pasur pranë nesh mikun tonë USAID-in, Qeverinë Amerikane, theksoi Presidenti Sejdiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.