presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti kryeministrin e Çekisë, Jan Fischer 

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim z. Jan Fischer, kryeministër i Republikës së Çekisë.

Presidenti Sejdiu ka theksuar falënderimet e tij, të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Republika e Çekisë i ka dhënë Republikës së Kosovës.
“Pata rastin të falënderoj kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Çekisë i ka dhënë Kosovën, edhe në kohët tepër të vështira që kemi përjetuar, edhe në periudhat e mëvonshme, në rrugën tonë drejt pavarësisë, në njohjen e pavarësisë, në vendimin e Republikës Çeke që të ketë ambasadë në Republikën e Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Ai gjithashtu ka përmendur interesimet dhe kontributin e Republikës së Çekisë, me theks të veçantë për bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme.
Presidenti Sejdiu ka theksuar po kështu edhe rolin e veçantë që ka kontingjenti i KFOR-it cek, në kuadër të trupave të NATO-s, në mbështetjen që i kanë dhënë paqes dhe stabilitetit në Kosovë, por edhe rolin e veçantë që kanë në kuadër të mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, si në  EULEX etj.
Pasi ka theksuar se ka pasur një bisedë jashtëzakonisht të mirë me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Jan Fischer, kryeministër i Republikës së Çekisë bëri të ditur se në fillim të vizitës së tij në vendin tonë ka vizituar kontingjentin e ushtarëve çekë të cilët veprojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Z.Fischer theksoi më tej se Kosova tashmë është e njohur nga 62 shtete të botës, ndërsa shtoi se Republika Çeke e ka njohur Republikën e Kosovës dhe po ashtu ka luajtur rolin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe në Bashkimin Evropian.
Dëshiroj ta siguroj Presidentin Sejdiu se Republika e Kosovës do ta ketë përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme nga Republika e Çekisë në proceset e mëtutjeshme që do të kalojë Kosova, deri në fazën për integrim evropian, tha kryeministri i Çekisë, z.Jan Fischer.

This site is registered on wpml.org as a development site.