presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu uroi besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit 

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. 

 
Në urimin e Presidentit thuhet:

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Besimtarë të nderuar,

Nesër fillon muaji i Ramazanit, muaji më i rëndësishëm për besimtarët myslimanë. Me këtë rast dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Ramazani është muaji i sakrificës njerëzore. Duke u nisur nga kjo, uroj që gjatë këtij muaji dhe gjithnjë midis nesh të mbretërojë paqja dhe mirëkuptimi, që janë shumë të nevojshme në periudhën e rëndësishme që po kalon shteti ynë i ri, që synon njohje të reja dhe integrim sa më të shpejtë në institucionet evroatlantike.
Urojmë që në muajin e Ramazanit, që është muaj i mirëkuptimit dhe ofrimit e solidaritetit mes njerëzve, paqja dhe harmonia mes njerëzve të mbretërojnë kudo në botë.

Me fat muaji i Ramazanit!
Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja!
Zot e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!

This site is registered on wpml.org as a development site.