Pas marrjes së pëlqimit nga vendet përkatëse, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot tre ambasadorë të rinj të vendit tonë. Këta janë: Avni Spahiu, Uashington (SHBA), Bekim Sejdiu, Ankara (Turqi), Gazmend Pula, Tiranë (Shqipëri) dhe Anton Berisha, Lubjanë (Slloveni). Dje Presidenti Sejdiu e dekretoi ambasador të Kosovës në Berlin (Gjermani) z. Vilson Mirditën.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN