DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti ambasadorin Werner Almhofer 

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot në një takim ambasadorin Werner Almhofer, shef i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, dhe zëvendësin e tij, Markku Lemannen.

Në takim u bisedua për procesin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre sipas parimeve më të avancuara demokratike.
Presidenti Sejdiu insistoi që të ketë monitorim sa më të plotë të procesit zgjedhor, në mënyrë që rezultati të reflektojë vullnetin e lirë të qytetarëve, të shprehur përmes votës së lirë.

This site is registered on wpml.org as a development site.