FOTOLAJM

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot Marigona Dragushën, e cila ditë më parë përfaqësoi Kosovën në garën prestigjioze të bukurisë “Miss Universe 2009”, që u organizua në SHBA dhe ku ajo u zgjodh shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009.

Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi: Me ditën e sotme mbyllet përfundimisht çdo debat dhe bisedë në temën e Protokollit

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zhvilluar sot një takim me shefin e ICO-së, Peter Faith dhe atë të EULEX-it, Ive de Kermabon, ku morën pjesë edhe Zv.Kryeministri Hajredin Kuqi dhe Ministri i Jashtëm Skender Hyseni. Me këtë rast ata patën një diskutim të gjithanshëm rreth gjendjes së përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë rreth situatës së krijuar me të ashtuquajturin Protokoll bashkëpunimi me Republikën e Serbisë.

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Obama

Me rastin e vdekjes së Senatorit Edward M. Kennedy, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama. Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami:

Sejdiu: Kosova ka zgjedhur rrugën e progresit, jo të konfrontimeve

“Mendoj se Beogradi duhet të ketë një rol tjetër, jo si deri më tash. E ardhmja jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në komunikime ndërshtetërorë në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një konference që pati sot me gazetarë. Në vazhdim e keni të plotë transkriptin e kësaj konference:

This site is registered on wpml.org as a development site.