DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dekoroi Ismet H. Rrahmanin me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dekoroi Ismet H. Rrahmanin me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”, për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vendimi për dekorim Presidenti e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, neni 3, 19 dhe 34.Kjo medalje u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj, që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.