Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka mbajtur sot një fjalë në ceremoninë e ndërrimit të Komandantit të KFOR-it.

I nderuari admiral Fitzgerald,I nderuar Kryeministër Thaçi,Të nderuar gjeneralë e oficerë, Ushtarë të KFOR-it, Të nderuar ambasadorë,Përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokalZonja e zotërinj,
Presidenti Sejdiu e dekoroi gjeneralin Giuseppe Emilio Gay me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Sot, në ceremoninë e organizuar me rastin e ndërrimit të komandës së trupave të KFOR-it në Kosovë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu e dekoroi komandantin e deritashëm të trupave të KFOR-it në vendin tonë, Gjenerallejtënant Giuseppe Emilio Gay me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.
Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Austri

Pas marrjes së pëlqimit nga Republika e Austrisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot z.Sabri Kiqmari, Ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë, me seli në Vjenë.
Presidenti Sejdiu i dërgoi mesazh ngushëllimi edhe Presidentit George Ivanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh ngushëllimi edhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, të cilit i shprehu ndjenjën e keqardhjes për aksidentin e rëndë në liqenin e Ohrit.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Parvanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov, të cilin e ngushëlloi për tragjedinë në Liqenin e Ohrit
Presidenti Sejdiu takoi Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj

“Zgjedhjet e sivjetshme lokale janë zgjedhjet e para që organizohen nga institucionet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, ndaj është tepër e rëndësishme që ato të përgatiten si duhet dhe të përmbyllen sipas standardeve më të larta demokratike”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot më Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.
Presidenti Sejdiu vizitoi familjaret e të pagjeturve që ndodhen në grevë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka vizituar familjaret e të pagjeturve, të cilat tash disa ditë janë në grevë, me kërkesë për identifikimin më të shpejtë të mbetjeve mortore të të pagjeturve nga lufta e fundit.
Sejdiu: Kosova garanton siguri të plotë për investimet e jashtme

“Kemi krijuar një legjislacion të mirë, të standardeve evropiane, i cili ofron siguri të plotë për investimet e jashtme në Kosovë dhe garanci maksimale për ata që duan ta shtrijnë biznesin e tyre në vendin tonë”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga zonja Juliana Oyegun, drejtoreshë për Diversitet dhe Përfshirje nga Washington DC.
Presidenti Sejdiu vizitoi Komandën e Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj, sot është zhvilluar faza finale testuese e disa batalioneve të FSK-së në demonstrimin e kapaciteteve fillestare operacionale. Demonstrimi i pjesëtarëve të FSK-së është përcjellë nga ekspertë të NATO-s, të cilët do të japin vlerësimin për të arriturat e FSK-së, në një raport që do të hartojnë më vonë.
Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër

Pas marrjes së pëlqimit nga Konfederata e Zvicrës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot z.Naim Malaj, ambasador të Republikës së Kosovës në Zvicër, me seli në Bernë.