Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh ngushëllimi edhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, të cilit i shprehu ndjenjën e keqardhjes për aksidentin e rëndë në liqenin e Ohrit.
Më poshtë, po e japim tekstin e këtij mesazhi:Shkëlqesisë së tij, George Ivanov,President i Republikës së MaqedonisëMe keqardhje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik të fundosjes së anijes turistike “Ilinden” në Liqenin e Ohrit, me ç’rast humbën jetën 15 turistë që po e vizitonin vendin tuaj.Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh, z. President, ndjenjat e mbështetjes dhe të dhembjes së sinqertë për këtë tragjedi njerëzore. Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës