presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Parvanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov, të cilin e ngushëlloi për tragjedinë në Liqenin e Ohrit

Në tekstin e këtij telegrami thuhet: Shkëlqesisë së tij, Georgi Parvanov,President i Republikës së BullgarisëNë emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë që ndodhi në Liqenin e Ohrit, në të cilën humbën jetën qytetarë tuaj. Lajmi për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë edhe në vendin tim, ndaj ju lus, i nderuari President, që ndjenjën tonë të keqardhjes së thellë t’ua përcillni edhe familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit të Republikës së Bullgarisë!Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!  Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.