presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vizitoi familjaret e të pagjeturve që ndodhen në grevë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka vizituar familjaret e të pagjeturve, të cilat tash disa ditë janë në grevë, me kërkesë për identifikimin më të shpejtë të mbetjeve mortore të të pagjeturve nga lufta e fundit.

“Unë nga ana ime do të përpiqem, bashkë me institucionet e tjera, të bëjmë punën më të madhe të mundshme, secili sipas kompetencës së vet dhe të bëhet një trysni e vazhdueshme në mekanizma të profesionalizuar që mund të japin më tepër nga pjesa e kontributit të tyre profesional për ndriçimin e fatit të rreth 1900 vetave që Kosovës i mungojnë. E ndajmë dhembjen me këta njerëz”, ka theksuar Presidenti Sejdiu.Presidenti Sejdiu gjatë një takimi të gjatë me nënat greviste, në tendën ku ato janë duke qëndruar që nga fillimi i grevës, ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe u ka premtuar se institucionet e vendit do të bëjnë gjithë çfarë është në duart e tyre për ndriçimin sa më parë të fatit të të gjithë të pagjeturve, një punë që po bëhet sipas metodave më bashkëkohore dhe që kërkon kohë deri në arritjen e një rezultati të saktë të identifikimit.Për më shumë, lidhur me këtë çështje ka folur zëvendëskryeministri Ramë Manaj, i cili ka dhënë detaje për të gjitha përpjekjet e bëra deri tash në procesin e kërkimit dhe identifikimit të të pagjeturve.  

This site is registered on wpml.org as a development site.