Me rastin e vdekjes së Senatorit Edward M. Kennedy, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama. Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami:
Shkëlqesisë së tij, Barack Obama,President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Senatorit të shquar demokrat, ligjvënësit me reputacion të madh, z.Edward M. Kennedy. Lajmi për shuarjen e tij është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, sepse Senatori Kenedi ka gëzuar përherë admirimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. I nderuar President, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë t’ia përcillni edhe familjes së nderuar të Senatorit Kennedy dhe gjithë popullit amerikan!Zoti e bekoftë Senatorin Kennedy dhe familjen e tij!Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN