presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti shefin e Zyrës së Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot në një takim lamtumirës shefin e Zyrës së Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters.

Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Peeters, i cili këto ditë përmbyll misionin  e tij në Republikën e Kosovës,  për angazhimin e tij në vendin tonë, në një periudhë shumë  të rëndësishme të zhvillimeve historike për popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Ai gjithashtu falënderoi për mbështetjen që Belgjika u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës dhe për ndihmën e gjithanshme të shtetit belg në të gjitha periudhat.

This site is registered on wpml.org as a development site.