presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu vizitoi Korporatën Elektro – energjetike të Kosovës 

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka vizituar sot Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK), ku është njoftuar me punën që bëhet në këtë kompani, projektet dhe vështirësitë me të cilët përballen drejtuesit dhe punëtorët e saj. 

I shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Arben Gjukaj, kryetari i Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku, dhe drejtues të tjerë të kësaj kompanie, Presidenti Sejdiu ka vizituar mihjet sipërfaqësore, pastaj objektet e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, ku është njoftuar me gjendjen aktuale, si dhe ka biseduar me drejtuesit dhe punëtorët.
Presidenti Sejdiu ka kërkuar me këtë rast nga drejtuesit e KEK-ut që të përkujdesen për furnizim sa më të mirë të qytetarëve dhe të ekonomisë me energji elektrike, si dhe ka kërkuar nga shpenzuesit e energjisë që të jenë sa më racionalë, të mos e keqpërdorin atë, por njëkohësisht edhe ta paguajnë energjinë e shpenzuar.
Qytetarët duhet të jenë shumë të përgjegjshëm sikur edhe KEK-u, si një kompani tepër e rëndësishme për Kosovën, duhet t’i bëjë planifikimet e mira, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se energjinë elektrike duhet ta paguajnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që e shfrytëzojnë atë.
Presidenti Sejdiu i ka siguruar drejtuesit e KEK-ut për përkrahje në të gjitha projektet e tyre për funksionimin sa më mirë të kompanisë. Ai gjithashtu ka theksuar se është punë e ekspertëve dhe e Qeverisë së Kosovës që të bëjnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme në lidhje me projektin e termocentralit “Kosova e re”, si një projekt i së ardhmes, që të sjellë rezultate për Kosovën.

This site is registered on wpml.org as a development site.