Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti z. Joachim Hunold, drejtor i kompanisë “Air Berlin”, e cila do të shtrijë veprimtarinë e saj edhe në vendin tonë.
Presidenti Sejdiu, duke veçuar mbështetjen e gjithanshme që ka dhënë Gjermania për Kosovën, theksoi se investitorët e jashtëm janë të mirëpritur në vendin tonë, gjithmonë duke i respektuar parimet e konkurrencës së ndershme dhe të tregut të lirë.
Ndërkaq, z. Unold, drejtor i “Air Berlin”, e cila sot filloi linjën Zurich-Prishtinë, 10 herë në javë, theksoi se qytetarët e Kosovës përmes kompanisë së tij do të kenë çmime më të mira dhe lidhje gjithashtu më të mira për çdo shtet tjetër.