Presidenti Sejdiu priti kick boxerin Xhavit Bajrami

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z.Xhavit Bajrami, i cili mbrojti titullin e kampionit në versionin ISKA në kick box, në meçin me Fredi Kemajo.
Presidenti Sejdiu e dekoroi ambasadorin Rohan me Medaljen e Artë të Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti në takim ambasadorin Albert Rohan, ish-zëvendës i Emisarit Special të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, të cilin e dekoroi me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.
Presidenti Topi uroi Presidentin Sejdiu për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr.Bamir Topi, me të cilin ai përgëzon për organizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovë.
Sejdiu: Xhema bëri një jetë lufte për Kosovën

“Ata që kanë vrarë Xhemail Mustafën, Enver Malokun dhe të tjerët kanë bërë përpjekje për të vrarë lirinë e Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu. Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu vendosi kurora lulesh para bustit të publicistit, veprimtarit e intelektualit të shquar Xhemail Mustafa, në përkujtim të nëntëvjetorit të vrasjes së tij.
Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Berisha

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi i familjes Berisha nga Grabovci i Pejës, e cila humbi më të dashurën e saj, znj. Fahrije Berisha, nëna e Dëshmorit të Kombit, Bekim Berisha – Abeja. Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami:
Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Çekaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllim i familjes Çekaj nga Bërliqi i Deçanit, e cila humbi më të dashurën e saj, znj. Nushe Çekaj, nëna e heroit Sali Çekaj.
Presidenti Sejdiu priti sot një delegacion të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, të cilit i printe z. Ramë Alihajdari, kryetar.
Presidenti Sejdiu uron Presidentin Topi

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, me rastin e pranimit zyrtar të kërkesës së Republikës së Shqipërisë, nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, për statusin e kandidatit për vend anëtar të Bashkimit Evropian. Në urimin e Presidentit Sejdiu thuhet:
Zgjedhjet e 15 nëntorit, test i suksesshëm për zhvillimin e demokracisë në Kosovë

16.11.2009. – Në një konferencë për media të mbajtur sot, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e vlerësoi procesin e djeshëm zgjedhor si një provim të dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, për ecjen tonë si vend dhe për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve të vendit.
Të rinjtë sensibilizuan për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në procesin zgjedhor

15.11.2009. – Presidenti Sejdiu, në shkollën fillore “Faik Konica”, vizitoi një grup të rinjsh të shkollave fillore të cilët kishin organizuar simulimin e votimit me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrjes sa më masive të qytetarëve në procesin zgjedhor.