DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti sot një delegacion të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, të cilit i printe z. Ramë Alihajdari, kryetar.

Ky delegacion i BPIP-së prezantoi përpara Presidentit Sejdiu veprimtarinë e këtij institucioni, me qëllim të përmirësimit të gjendjes sociale të pensionistëve dhe invalidëve të punës. Me këtë rast, z. Alihajdaraj tha se anëtarësia e gjerë e Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës është e zhgënjyer me moszgjidhjen e statusit të pensionistëve, për shkak të mosmiratimit të Ligjit për Pensionistët.Pasi që foli për ecurinë e gjithë procesit të përgatitjes së Ligjit për Pensionistët dhe Invalidët e Punës dhe shtyrjen e vazhdueshme të miratimit të tij, z. Alihajdari kërkoi nga Presidenti Sejdiu që të ndikojë të Qeveria, te ministritë përkatëse dhe te Kuvendi i Republikës së Kosovës që statusi i pensionistit të përcaktohet me ligj, si në çdo vend tjetër, në mënyrë që këta njerëz, që kanë kontribuar vite me radhë për vendin, të kenë trajtimin e merituar. 

This site is registered on wpml.org as a development site.