DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Çekaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllim i familjes Çekaj nga Bërliqi i Deçanit, e cila humbi më të dashurën e saj, znj. Nushe Çekaj, nëna e heroit Sali Çekaj.

Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami: E nderuara familje Çekaj,Ju shkruaj që në emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të zonjës Nushe Çekaj, nënës së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj. Lajmi për shkuarjen në amshim të nënës Nushe na ka prekur rëndë të gjithëve, ndaj ju lus që të gjeni forcë për ta përballuar dhembjen që ju ka goditur juve si familjarë të kësaj zonje bujare. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Nushe Çekajn dhe familjen e saj të nderuar! Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.