Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z.Xhavit Bajrami, i cili mbrojti titullin e kampionit në versionin ISKA në kick box, në meçin me Fredi Kemajo.
Presidenti e përgëzoi z.Bajrami për fitoren dhe i uroi suksese më të mëdha edhe në të ardhmen. Xhavit Bajrami ka fituar më parë edhe titullin Grand prix në version K1 në kick box.