Sejdiu: Dita e zgjedhjeve – një ditë historike për Kosovën

15.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga zonja e parë, Nezafete Sejdiu, ka votuar sot rreth orës 11:00 në qendrën e votimit në gjimnazin “Gjin Gazuli” në Prishtinë.
Presidenti Sejdiu ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Trupave Operative Shumëkombëshe të Lindjes

14.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Trupave Operative Shumëkombëshe të Lindjes.
Presidenti Sejdiu dhe Ambasadori Dell vizituan Qendrën e Numërimit të Votave

14.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Kristofer Dell, vizituan sot Qendrën e Numërimit të Votave, ku u njohën me përgatitjet që janë bërë në këtë qendër për procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve lokale të së dielës.
Mesazhi i Presidentit Sejdiu me rastin e zgjedhjeve të 15 nëntorit

13.11.2009. – Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Dua t’ju falënderoj për kulturën dhe qytetarinë që keni treguar gjatë një muaji sa zgjati fushata e parë parazgjedhore që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Po kështu, ju shpreh mirënjohjen time edhe partive politike dhe kandidatëve të pavarur për kryetarë dhe të këshilltarë komunalë, të cilët zhvilluan një garë dinamike dhe korrekte. Ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit assesi nuk e zbeh përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate.
Presidenti Sejdiu dënoi tentim atentatin ndaj z. Hysni Ahmetit, kandidat i AAK-së për kryetar të Mitrovicës

12.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka dënuar tentim atentatin ndaj z. Hysni Ahmetit, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Në vijim, po e japim në tërësi deklaratën e Presidentit Sejdiu:
Sejdiu: Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie a besimi

12.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Pushtetit Lokal, z. Sadri Ferati mbajtën një takim me gazetarë në Qendrën Mediale në Çagllavicë, me ç’rast ftuan qytetarët e komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera të vendit që të marrin pjesë dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në procesin zgjedhor të 15 nëntorit.
Sejdiu: Veprimet që bien ndesh me ligjin janë të papranueshme

11.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka dënuar incidentin që ndodhi sot në Deçan, ku pas një tubimi parazgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, është sulmuar eskorta e kryetarit të kësaj partie, kryeministrit Hashim Thaçi.
Australia premton përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

10.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një takim z. Michael Potts, ambasador i Australisë në vendin tonë, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Kosovo has no other vision but to become a member of the EU and NATO
Sejdiu: Zgjedhjet e 15 nëntorit të dëshmojnë qëndrueshmërinë e shtetit tonë

10.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu vizitoi sot Kolegjin AAB-Riinvest, ku, para studentëve dhe stafit akademik të këtij kolegji, mbajti ligjëratën me temë “Zhvillimet, sfidat dhe perspektiva e Republikës se Kosovës”.