14.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Trupave Operative Shumëkombëshe të Lindjes.
Në ceremoninë e organizuar në kampin Bonstill, komandanti i deritashëm, gjenerali Keith Xhons nga Brigada 40 e Këmbësorisë, i cili që nga marsi i këtij viti ishte në krye të kësaj trupe, ia dorëzoi komandën gjeneralit amerikan Alan Dohrman, komandant i Brigadës 141 për Avancimin e Manovrave. “Unë me ushtarët e mi jemi të stërvitur mjaft mirë për këtë mision. Ne jemi në proces të stërvitjes më se një vit dhe në këta muajt e fundit ne kemi qenë maksimalisht të përgatitur”, tha gjenerali Dohrman, duke marrë komandën.