Zelanda e Re
Presidenti Sejdiu dekretoi Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zelandën e Re dhe atë në Kroaci

09.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit Jorezident, ka dekretuar sot z.Muhamet Hamitin Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Presidenti Sejdiu vlerësoi bashkëpunimin e mirë të komuniteteve

09.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në punimet e Konferencës ceremoniale me rastin e miratimit të Planit të Punës së Këshillit Konsultativ për Komunitete për periudhën 2009/2010.
Chris Bryant: Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot nënsekretarin britanik të Shtetit, z. Chris Bryant, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për vendit tonë.
Ligjërata e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiut, mbi zhvillimet dhe perspektivën në Kosovë në Unionin e Oksfordit

I nderuari Kryetar i Unionit të Oksfordit, z. Dray, Të nderuar studentë të kolegjeve të Universitetit të Oksfordit, Anëtarë të shquar, Zonja dhe zotërinj, Kam nderin të flas sot, si President i Republikës së Kosovës, para kësaj audience të mrekullueshme dhe para kësaj shoqërie prestigjioze të debatit, e cila ka qenë nikoqire e liderëve të mëdhenj botërorë. Me kënaqësinë më të madhe shfrytëzoj këtë rast që ta ofroj një pasqyrë të përgjithshme të të arriturave dhe sfidave me të cilat përballet vendi më i ri në botë.
President Sejdiu embarks on a visit to the United Kingdom
Ambasadori italian Giffoni ngushëlloi Presidentin Sejdiu

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, z. Michael L.Giffoni i ka dërguar Presidentit Sejdiu një telegram ngushëllimi me rastin e tragjedisë në lumin Tisa. Në këtë telegram, ambasadori Giffoni shkruan:
Fjala e Presidentit Sejdiu në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit Clinton në Prishtinë

Është nder i veçantë për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës dhe për vendin tonë në përgjithësi që sot po e inauguron shtatoren e Presidentit Bill Clinton.Ne të gjithë jemi të nderuar me pjesëmarrjen Tuaj në këtë solemnitet, President Clinton, dhe me këtë akt simbolik duam t’ju shprehim edhe një herë gjithë nderimin tonë për Ju dhe për vendin tuaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në ditët më të vështira për Kosovën dhe popullin e saj të rrezikuar nga zhbërja totale fizike, Ju dolët në ballë të vendeve demokratike e liridashëse të botës, që e ndaluan makinerinë paramilitare, policore dhe ushtarake të Millosheviqit, e cila po i dëbonte me brutalitet të paparë qytetarët e vendit tonë nga shtëpitë e veta dhe dëshironte t’i vriste të gjithë.
Fjala e Presidentit Sejdiu në seancën solemne të mbajtur me rastin e vizitës së Presidentit Klinton

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka mbajtur një fjalim në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e vizitës së Presidentit Bill Klinton. Në vijim po e japim fjalimin e plotë të Presidentit Sejdiu:
Presidenti Sejdiu priti Presidentin Bill Klinton

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Presidentin Bill Klinton, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë.