DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ambasadori italian Giffoni ngushëlloi Presidentin Sejdiu

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, z. Michael L.Giffoni i ka dërguar Presidentit Sejdiu një telegram ngushëllimi me rastin e tragjedisë në lumin Tisa. Në këtë telegram, ambasadori Giffoni shkruan:

Në këtë ditë pikëllimi për Republikën e Kosovës, dua t’ju shpreh – gjithashtu edhe në emrin e Presidentit të Italisë, Shkëlqesisë së tij, Giorgio Napolitano – juve si kryetar shteti dhe familjeve të viktimave, ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë për tragjedinë e cila ka ndodhur në lumin Tisa.Ju lutem pranoni, i dashur President, ndjenjën e respektit dhe të konsideratës sime më të lartë.

This site is registered on wpml.org as a development site.