FJALA E PRESIDENTIT SEJDIU NË SEANCËN SOLEMNE TË MBAJTUR NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E VIZITËS SË PRESIDENTIT KLINTON

“Ã?Æ?Ã?â????shtë nder i madh që sot takohemi sërish në Prishtinë, në kryeqendrën e Republikës së Kosovës, shtetit të lirë, demokratik dhe sovran, tashmë të njohur nga 62 vende.
Populli amerikan, shteti dhe Ju personalisht, i nderuari president Klinton, keni meritën e veÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?§antë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët e vendit tim do të jenë përherë mirënjohës dhe falënderues, për përkrahjen në të gjitha periudhat, si dhe për vendimin kapital që morët në një moment të vështirë dhe dramatik, për të ndërhyrë ushtarakisht dhe për të ndalur spastrimin etnik që po kanoste një popull të tërë dhe vrasjen e tij kolektive të planifikuar.

Sejdiu: Po i kthehemi fuqishëm identitetit të hershëm

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mbajti ligjëratën vjetore para studentëve të Universitetit të Prishtinës, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, më temë “Kosova, zhvillimet aktuale, sfidat dhe perspektiva”. Në vijim, po e japim në tërësi transkriptin e kësaj ligjërate:

Sejdiu: Më 15 nëntor e gjithë bota do të drejtojë vëmendjen tek Kosova

“Më 15 nëntor, ditën e zgjedhjeve të para në Kosovën e pavarur, e gjithë bota do ta drejtojë vëmendjen tek Kosova. Është rasti i mirë që Kosova të dëshmojë se është e gatshme të zhvillojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet e saj të para si shtet sovran e demokratik”, theksoi Presidenti Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me përfaqësuesit e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve Komunale 2009 në Kosovë, të udhëhequr nga z. Darko Aleksov, kryesues i këtij misioni.

Sejdiu: Bullgaria – vend model në procesin e integrimit

“Republika e Kosovës është e përkushtuar t’i thellojë edhe në vazhdimësi raportet e gjera të bashkëpunimit që ka me Republikën e Bullgarisë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me Ambasadorin e porsaemëruar të Bullgarisë në vendin tonë, Krasimir Tulechki, i cili, me këtë rast, dorëzoi Letrat Kredenciale të akreditimit për ambasador.

Sejdiu: Uka nuk kurseu asgjë për të mirën e atdheut, as në kohë lufte, as në kohë paqeje

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në akademinë përkujtimore për Ukë Bytyqin, në ceremoninë e zbulimit të monumentit për Ukë Bytyqin në fshatin Semetisht, si dhe vendosi kurora të freskëta me lule pranë shtatores së ti dhe pranë shtatores së dëshmorëve në Therandë. Presidenti Sejdiu ia dorëzoi familjes Bytyqi, Medaljen e Artë të Pavarësisë, me të cilën Ukë Bytyqin e pati dekoruar Presidenti Rugova.

This site is registered on wpml.org as a development site.