presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu shpalli 2 nëntorin 2009 Ditë zie shtetërore

Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke u bazuar në Nenin 48, pika 2.4 dhe pika 4 të Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-132, si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët – shtetasit e Republikës së Kosovës duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që data 2 nëntor 2009 (ditë e hënë), në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore.  Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit.

This site is registered on wpml.org as a development site.