presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Më 15 nëntor e gjithë bota do të drejtojë vëmendjen tek Kosova

“Më 15 nëntor, ditën e zgjedhjeve të para në Kosovën e pavarur, e gjithë bota do ta drejtojë vëmendjen tek Kosova. Është rasti i mirë që Kosova të dëshmojë se është e gatshme të zhvillojë në mënyrën më të mirë zgjedhjet e saj të para si shtet sovran e demokratik”, theksoi Presidenti Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me përfaqësuesit e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve Komunale 2009 në Kosovë, të udhëhequr nga z. Darko Aleksov, kryesues i këtij misioni.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu theksoi nevojën e një koordinimi të mirë të vëzhguesve në ditën e zgjedhjeve duke thirrur që ky proces të shkojë në mënyrë të rregullt. Në këtë takim, z. Aleksov e njoftoi Presidentin Sejdiu për përgatitjet që ky misionin po bën nëpër të gjitha komunat e Kosovës për të ndihmuar në realizimin e një procesi korrekt elektoral.Ai shprehu përkushtimin e qartë të këtij misioni për të vëzhguar gjithë procesin zgjedhor në pajtueshmëri me normat ndërkombëtare, që është edhe qëllimi kryesor i këtyre vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.