presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Bankat komerciale duhet të kenë kritere të njëjta për të gjithë rajonin

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në konferencën jubilare me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në një fjalë rasti mbajtur në manifestimin e shënimit të dhjetëvjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës tha se Banka Qendrore e vendit është një nga institucionet më të ndjeshme në fushëveprimtarinë që mbulon, ndërsa 10 vjetori i  themelimit të saj është një zhvillim tepër i rëndësishëm.“Mund të them se pikërisht Banka Qendrore e Kosovës ka qenë partneri më i rëndësishëm dhe më i përgjegjshëm në realizimin e synimeve për një politikë të qëndrueshme fiskale dhe bankare në Kosovë, duke qenë një nga promotorët jo vetëm  të kontrollit, por edhe të nxitjes më të mirë në një disiplinë të veçantë që kanë udhëheq institucionet e Kosovës për të pas një qëndrueshmëri në ecje dhe zhvillime të tjera deri më sot”, theksoi Presidenti.Sipas Presidentit Sejdiu, Banka Qendrore e Kosovës, në radhë të parë i ka sjellë stabilitet vendit, ka paralajmëruar ecjen e mëtejshme në mënyrë të sigurt në koherencë me politika bashkëkohëse, në këtë kuadër ka qenë një pjesë jo vetëm e imunitetit por edhe e kreativitetit të institucioneve bankare të Kosovës për të realizuar, apo për të sfiduar kohët në situata edhe të provokimeve që kemi pas edhe në kohën e krizën e përgjithshme botërore financiare dhe forma të tjera.Duke folur për konkurrencën në sistemin bankar të vendit, Presidenti tha se kemi një konkurrencë të mirë, dhe për qytetarët e vendit është me rendësi se ardhja e bankave nga jashtë por edhe hapja e bankave të partneritetit të brendshëm shënon një radhë të parë një siguri, një stabilitet dhe në të njëjtën kohë një garanci për zhvillime të mëtejshme.“Kosova ka krijuar një legjislacion të qëndrueshëm dhe wshtw me rëndësi që kjo konkurrencë që është në sistemin bankar brenda Kosovës dhe partneriteti me Bankën Qendrore në rolin e saj ka shënuar kthesë në dinamikën e zhvillimit të tyre, dhe është me rëndësi qytetarët e vendit e shohin si segment të veçantë për punën dhe aktivitetet e tyre, veçanërisht bizneset. Ajo çka mund të ndryshojmë dhe çka mund të bëjmë më tepër është hapja e mundësive të reja për partneritete, për konkurrencë plus e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në sistemin e bankave të tjera në uljen e interesave, në joshjen me garanci të qytetarëve për investime të mëdha dhe në mbështetjen e rëndësishme që  mund t’i bëhet ekonomisë së vendit”, vlerësoi Presidenti Sejdiu.Presidenti Sejdiu i siguroi drejtuesit e sistemit bankar të vendit se Banka Qendrore do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve.“Institucionet e vendit do të jenë në përkrahje të vazhdueshme dhe besoj se në të ardhmen do të kemi bashkëpunim edhe më të thellë në mënyrë që të kontribuojmë realisht që shteti i Kosovës me vizionin e tij që të jetë i anëtarësuar në Bashkimin Evropian  dhe në NATO, të ketë edhe përmbushjen e kritereve të stërholluara të politikave fiskale dhe gjithë asaj që lidhet me sistemin bankar”, tha Presidenti.Gjithashtu në fjalën e tij, Presidenti Sejdiu foli edhe për kriteret që aplikojnë bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë, me kritere ndryshe që aplikojnë në vende të tjera të rajonit, më ç’rast tha se Kosova nuk mund të jetë poligon i mbajtjes ende në rezervat të kritereve që nuk mund të jenë të njësojta për bankat e njëjta në vendet e tjera të rajonit.“Një bankë që siguron investime, mbështetje, nuk mund të ketë një qasje separate me privilegj më tepër në një hapësirë tjetër jo larg Kosove, ndërsa në Kosovë të ketë kritere të tjera, për arsye se standardet që kemi mbërri sot janë përafërsisht të njëjta, stabiliteti i vendit dhe partneriteti në mbështetje nga Bashkësia Ndërkombëtare ekziston, dhe qasja e përgjithshme e Kosovës është serioze”, theksoi Presidenti Sejdiu. 

This site is registered on wpml.org as a development site.