09.11.2009. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit Jorezident, ka dekretuar sot z.Muhamet Hamitin Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Po ashtu, Presidenti Sejdiu ka emëruar z. Valdet Sadikun Ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë me seli në Zagreb.