Speciale e RTK për vizitën e Presidentit Sejdiu në Malawi
Presidenti Sejdiu priti përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare, të cilët i inkurajoi për angazhimin e tyre në të mirë të funksionalizimit të jetës demokratike në vend.
Presidenti Sejdiu takoi komandantin e KFOR-it, gjenerallejtënant Markus J. Bentler

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin e KFOR-it, gjenerallejtënant Markus J. Bentler, me të cilin bisedoi për aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me paqe, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë.
Presidenti Sejdiu përshëndet procesin zgjedhor për Komunën e Parteshit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu çmon lart procesin zgjedhor të organizuar në Komunën e re të Parteshit, organizuar të dielën.
Sejdiu: Synim i përhershëm i Kosovës është integrimi në institucionet euroatlantike

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Sverre Myrli nga Norvegjia dhe me përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Portugalia, Italia, Franca, Polonia e Sllovenia.
Presidenti Sejdiu u kthye nga vizita shtetërore në Republikën e Malavit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u kthye sot nga vizita shtetërore në Republikën e Malavit, ku qëndroi në vizitë treditore, me ftesë të presidentit të këtij vendi, Bingu wa Mutharika.Në një konferencë shtypi mbajtur në Aeroportin e Prishtinës, Presidenti Sejdiu foli për rrjedhën e vizitës dhe për një varg çështjesh të tjera.
Agjenda e Presidentit Sejdiu për ditën e diel, 20 qershor 2010

Agjenda e Presidentit Sejdiu për ditën e diel, 20 qershor 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu kthehet nga vizita shtetërore në Republikën e Malavit. Dita: E diel, 20 qershor 2010 Koha: 13:30 Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
Presidenti Mutharika premton angazhim për njohje të reja nga shtetet e Unionit Afrikan

Edhe në ditën e tretë të vizitës së tij shtetërore në Republikën e Malavit, Presidenti Sejdiu ka pasur një varg aktivitetesh të rëndësishme. Kështu, ai ka pasur një mëngjes pune me Presidentin Mutharika, me ç’rast u bisedua për raportet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Presidenti Sejdiu po vazhdon vizitën shtetërore në Malavi

President i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në ditën e dytë të vizitës shtetërore që po i bën Malavisë, vizitoi kompaninë më të madhe të prodhimit të çajit në këtë shtet, “Smallholder”, në qytetin Mulanje. Edhe në këtë mjedis, Presidenti Sejdiu qëndroi bashkë me Presidentin e Malavit, dr. Bingu wa Mutharika, ndërsa pritja që ishte e organizuar për ta ishte mbresëlënëse.
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. FATMIR SEJDIU, NË PARLAMENTIN E MALAWIT

Ndihem jashtëzakonisht i privilegjuar që m’u dha mundësia t’ju drejtohem Ju dhe anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të vendit tuaj dhe t’ju falënderoj për përkrahjen e rëndësishme që i keni dhënë dhe po i jepni vendit tim, Republikës së Kosovës. Kam kënaqësinë që me ftesën e Presidentit të nderuar Dr. Bingu wa Mutharika, po qëndroj në vizitë shtetërore në vendin tuaj që me të drejtë quhet Zemra e Ngrohtë e Afrikës.