presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare, të cilët i inkurajoi për angazhimin e tyre në të mirë të funksionalizimit të jetës demokratike në vend.

“Si president i vendit, do të jem gjithmonë i gatshëm të bashkëpunoj me ju, me qëllim që të gjithë së bashku, institucionet dhe shoqëria civile, secili në funksionin e vet, të japim kontribut për ndërtimin e shtetit tonë, si dhe për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të të gjithë Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu. Duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për pritjen, përfaqësuesit e shoqërisë civile shtruan një varg çështjesh me të cilat ata preokupohen. Kështu, Valdete Idrizi (OJQ CMB), Ismet Kryeziu (KDI), Ferdinand Nikolla (FIQ) dhe Ramadan Ilazi (Lëvizja Fol), ndër të tjera, kërkuan nga Presidenti Sejdiu që në bazë të përgjegjësive kushtetuese të tij, ta kthejë sërish në Kuvendin e Republikës së Kosovës Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, me qëllim që të zhvillohet një debat më i gjerë dhe të rregullohet çështja e pensionimit të deputetëve, edhe me grupet e tjera të përfshira në këtë çështje. Sipas tyre, ideja dhe brenga rreth këtij ligji është norma e vlerës së pensionit suplementar. Ata folën edhe për përvojat e vendeve të tjera, kryesisht evropiane, të cilat nuk korrespondojnë me këtë ligj. Në këtë kontekst, ata theksuan se është diskriminuese dhe në kundërshtim me vlerat demokratike që një deputet të fitojë pensionin në moshën 50-vjeçare. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e legjislativit të viteve ’90, i cili pati kryer akte madhore në historinë e re të Kosovës, siç janë Deklarata e 2 Korrikut, Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për pavarësinë e Kosovës, të cilët kërkuan nga Presidenti Sejdiu që të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës rishqyrtimin e përfshirjes së tyre në Ligjin për deputetët.

This site is registered on wpml.org as a development site.